Dhjetra fermerë bllokuan rrugët në Bruksel, pranë selisë së Bashkimit Evropian, duke protestuar ndaj marrëveshjeve të tregtisë globale, masave të reja mjedisore dhe importeve të lira nga Ukraina.
Traktorë e cisternat u panë në rrugë ndërsa fermerët po hidhnin perime dhe pleh organik. Kur situata u përshkallëzua, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të mbajtur larg protestuesit me makineritë e tyre.
Zyrtarët u bënë apel qytetarëve që të shmangin sa më shumë ardhjen në qytet dhe të punojnë nga shtëpia.
Bashkimi Evropian lehtësoi rregullat për të ashtuquajturat sezoni i frutave.