Bota

Britania, vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër Omicron 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 15/08/22 |
Opi Nion

Mbretëria e Bashkuar miratoi vaksinën kundër variantit të ri të Covid-19, Omicron duke u bërë kështu vendi i parë në botë që merr këtë vendim.

E prodhuar nga firma amerikane Moderna, vaksina synon mbrojtjen ndaj dy varianteve të ndryshme të koronavirusit, virusit origjinal të vitit 2020 dhe variantit Omicron. Dimrin e kaluar varianti Omicron nxiti një valë të përhpjes së Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar. Vaksina do të përdoret gjithashtu si dozë përforcuese te njerëzit mbi moshën 18-vjeç, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, është Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin që vendos nëse vaksina do të përdoret, në shtator ashtu siç ishte vendosur në programin e planifikuar përforcues të vjeshtës.

Dr June Raine, shefi ekzekutiv i Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), tha: “Kam kënaqësinë të njoftoj miratimin e vaksinës përforcuese të Moderna, e cila u miratua pasi u sigurua fillimisht se plotësonte të gjitha standardet e sigurisë për shëndetin e njerëzve”

Prof. Sir Munir Pirmohamed, kryetar i Komisionit për Medikamentet Humane, i cili shqyrtoi në mënyrë të pavarur të dhënat e vaksinës, tha se komisioni ishte dakord me vendimin e Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

“Kjo vaksinë e re përfaqëson hapin tjetër në zhvillimin e vaksinave për të luftuar virusin. Kjo vaksinë ka efektshmëri më të lartë sesa vaksina origjinale”, tha ai.

Por, Danny Altmann, një profesor i imunologjisë në Imperial College London, tha se vaksina mund të mos ofrojë përfitime të mëdha në luftën kundër këtyre nënvarianteve. “Ky është një moment vërtet i vështirë për të gjithë politikëbërësit për sa i përket prokurimit dhe programeve përforcuese të vaksinave,” tha ai./Opinion.al

Pas