Bota

Britania miraton trajtimin e ri antiCovid,mund të merret nga personat mbi 12 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 03/12/21 |
Opi Nion

Xevudy është medikamenti i ri i aprovuar në Britani, i cili ul rrezikun e shtrimit në spital dhe të vdekjes te të rriturit.

The Guardian shkruan se mbikëqyrja e barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar një trajtim të ri anti-Covid pasi ka provuar se ai zvogëlon gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjes me 79% te të rriturit me rrezik të lartë.

Agjencia Rregullator i Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) ka autorizuar Xevudy (sotrovimab), një antitrup monoklonal i prodhuar nga GlaxoSmithKline (GSK) dhe Vir Biotechnology, për njerëzit e infektuar me Covid-19.

Ky është trajtimi i dytë me antitrupa monoklonal që miratohet nga MHRA pas Ronapreve.

Mësohet se Xevudy administrohet me infuzion intravenoz për 30 minuta dhe është miratuar për personat e moshës 12 vjeç e lart. MHRA tha se po punonte me kompaninë për të vendosur efektivitetin edhe kundër variantit të ri Omicron./Opinion.al

Pas