Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britania akuza Rusisë: Përpjekje për qeveri ‘kukull’ të Moskës në Ukrainë

2022/01/23 at 5:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania akuza Rusisë: Përpjekje për qeveri ‘kukull’ të Moskës në Ukrainë

Britania ka akuzuar Kremlinin se po kërkon që të vendosë një udhëheqës pro-rus në Ukrainë. Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe nëpërmjet një deklarate theksonte se kishte informacione se qeveria ruse po ndihmonte ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev të vendosej në krye të një qeverie pro-ruse.

Londra nuk dha asnjë provë lidhur me këtë çështje, por një burim i agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ në Ministrinë e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se “nuk ishte praktikë e zakonshme të ndaheshin informacionet e zbulimit dhe se detajet nuk do të ishin më sekrete, vetëm pas shqyrtimit të kujdesshëm, në mënyrë që të pengohej një agresion rus”.

Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se kishte informacion se shërbimet ruse të zbulimit po mbanin lidhje me disa ish-politikanë ukrainas, përfshirë figura të larta të lidhura me ish-Presidentin Viktor Janukoviç, i cili u largua për në Rusi në 2014, pas tre muajsh protestash.

Ish-deputeti ukrainas Yevheniy Murayev, i cili sipas zbulimit britanik konsiderohet si njeriu i zgjedhur nga Moska për të udhëhequr qeverinë pro ruse në Ukrainë, reagoi duke thënë se “koha e politikanëve pro-perëndimorë dhe pro-rusë në Ukrainë ka përfunduar përgjithmonë”.

Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi gjithashtu duke i hedhur poshtë pretentimet e autoriteteve britanike.

“Dezinformimi i përhapur nga Ministria e Jashtme britanike është më shumë dëshmi se janë vendet e NATO-s, të udhëhequr nga anglo-saksonët, ato që po përshkallëzojnë tensionet rreth Ukrainës”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Komentet e zyrtarëve britanik vijnë në një kohë kur diplomatët e lartë amerikanë dhe rusë nuk kanë arritur një marrëveshje mbi krizën. Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në kufirin e saj me Ukrainën, por këmbëngul se nuk ka plane për ta sulmuar atë.

Rusia ka parashtruar disa kërkesa ndaj SHBA-së, përfshirë ndalimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe një zotim se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore, gjë që Uashingtoni e ka cilësuar të papranueshme.

Presidenti Joe Biden e kaloi ditën e shtunë në vendpushimin presidencial, “Camp David”, me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se diskutimet përfshinin përpjekje për të ulur tensionet përmes diplomacisë si dhe për të ndërmarrë masa parandaluese të koordinuara ngushtë me aleatët dhe partnerët, përfshirë ndihmë për Ukrainën lidhur me çështje të sigurisë./ VOA

Ju sugjerojmë

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Sherr në Kukës, dy kushërinj tentojnë të vrasin një person

23 Janar, 2026 3:04 pm
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
Sport

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

23 Janar, 2026 2:12 pm
Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në
Bota

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

23 Janar, 2026 2:09 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

23 Janar, 2026 2:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump zbulon sa naftë ka marrë nga Venezuela: Ata do të bëhen të pasur

23 Janar, 2026 1:53 pm
Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës
Kryesore

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

23 Janar, 2026 1:24 pm
Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes
Bota

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

23 Janar, 2026 11:38 am
Para
Qytetet me popullsi të vjetër kanë më shumë vaksinime

Qytetet me popullsi të vjetër kanë më shumë vaksinime

Publikohen pamjet e shqiptarit të ekzekutuar brenda restorantit në Ekuador

Publikohen pamjet e shqiptarit të ekzekutuar brenda restorantit në Ekuador

Greqi/ Mbi 12 mijë raste të reja dhe 84 viktima nga COVID

Greqi/ Mbi 12 mijë raste të reja dhe 84 viktima nga COVID

TE FUNDIT

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
23 Janar, 2026

Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të...

Lexo më shumë

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
23 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një rishikim rrënjësor të marrëveshjes së mbrojtjes me Danimarkën, me synimin për të hequr të...

Lexo më shumë

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
23 Janar, 2026

Trupat daneze u urdhëruan të ishin gati me municione luftarake javën e kaluar kundër një sulmi të mundshëm amerikan ndaj...

Lexo më shumë

Sherr në Kukës, dy kushërinj tentojnë të vrasin një person

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
23 Janar, 2026

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë në qytetin e Kukësit, ku disa persona kanë goditur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com