Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britani/Vrasësi shqiptar shfaqet live në “Tik Tok’! Flirte me vajza dhe lojëra nga qelia

2023/08/27 at 12:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Britani/Vrasësi shqiptar shfaqet live në “Tik Tok’!  Flirte me vajza dhe lojëra nga qelia

Një vrasës shqiptar po transmeton video live, në TikTok, nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Daily Mail, shqiptari flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera.

Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr ‘dhurata’ virtuale të dhuruara për të nëpërmjet TikTok nga admiruesit, të cilat ai mund t’i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, 32 vjeç, ka transmetuar vazhdimisht biseda pesëminutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit.

Në shkelje befasuese të sigurisë, ai mburret se telefoni i tij ishte hedhur në burgun Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Merizaj, u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të ‘blinte një tjetër’. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili me njw kosto prej 2,000 £.

Në një video ai duket se ka bllokuar dritaren e derës së qelisë me letër për të ndaluar oficerët e burgut që të shikojnë brenda, ndërsa në një tjetër ai u ka treguar 8,000 ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij. Në fillim të këtij muaji, Merizaj, i cili përdor pseudonimin ‘Babale’, dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten Cameron, filmuan veten duke flirtuar me një grua që tha se ishte 21 vjeç.

“Ajo është e pafytyrë, burrë”, dëgjohet të thotë Cameron. “A e di ajo se ne jemi në burg megjithatë?”

Merizaj përdor gjithashtu një veçori të quajtur ‘Live Match’ në TikTok për të komunikuar me miqtë jashtë burgut dhe për të bërë shuma të vogla. Ndeshjet e drejtpërdrejta përfshijnë përdoruesit e TikTok që filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për pesë minuta, në të cilat ata shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet për donacione. Fituesi i një ndeshjeje është ai që merr më shumë ‘dhurata’ nga shikuesit, në formën e afisheve virtuale shumëngjyrëshe. Dhuratat konvertohen në pikë, të cilat në fund mund të blihen për para.  Të mërkurën mbrëma, Merizaj mori pjesë në një ndeshje TikTok Live me tre femra, përfshirë një shqiptare në Spanjë, duke grumbulluar 2600 pikë, ekuivalente me 12.60 funte, sipas një kalkulatori online.

Ai fitoi një tjetër lojë TikTok Live më 16 gusht me 3,319 pikë, ekuivalente me rreth 16 £. Tre orë më parë ai luajti një tjetër lojë, duke fituar pikë ekuivalente me 8 £. Merizaj, i cili përdor TikTok pa u zbuluar nga qelia për rreth një muaj, ka luajtur edhe ndeshje kundër një llogarie TikTok, e cila sipas burimeve është përdorur nga një tjetër vrasës shqiptar që vuan dënimin e përjetshëm në Greqi.

Merizaj u kap në Belgjikë pas vrasjes dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe. Tre anëtarë të tjerë të bandës shqiptare u burgosën për vrasje me paramendim dhe tre të dyshuar janë në arrati.

Në një bisedë në TikTok, Merizaj beson se do të transferohet në një burg shqiptar muajin e ardhshëm.

Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 15 vatra, 2 ende aktive

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 15 vatra, 2 ende aktive

Çështja e Detit /Rama: Jam optimist që do realizohet marrëveshja për në Hagë

Çështja e Detit /Rama: Jam optimist që do realizohet marrëveshja për në Hagë

Moska: Testimi gjenetik konfirmon vdekjen e Prigozhin

Moska: Testimi gjenetik konfirmon vdekjen e Prigozhin

TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com