Nigel Farage ka deklaruar se do të dorëhiqet nga drejtimi i Partisë së Pavarësisë, në Britaninë e Madhe.
Në një fjalim në ditën e sotme, ai ka thënë se do të dorëhiqet, duke shtuar se është i sigurtë që Britania e Madhe do të largohet nga BE.
“Kam vendosur të largohem nga pozicioni si lider i Partisë UKIP. Vota në referendum për t’u larguar nga BE, tregon se i kam arritur ambiciet e mia politike”.
Sipas tij Partia për Pavarësinë e Britanisë, është në një pozicion të mirë dhe se ai do të vazhdojë ta përkrahë atë, por nuk do të ndryshojë mendimi ashtu si bëri pas dorëheqjes në zgjedhjet e vitit 2015.
“Të drejtosh UKIP ishte dicka e veshtirë, por ia ka vlejtur”, ka thënë Farage.