Bota

Britani/ Deputeti shikon pornografi në telefon pranë ministres në Parlament


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:10 - 27/04/22 |
Opi Nion

Partia Konservatore po heton pretendimet se një deputet i saj po shikonte pornografi në telefonin e tij celular teksa ishte ulur pranë një ministreje në dhomën e Përfaqësuesve.

Ishte një ministre që foli për incidentin gjatë një takimi rutinë të deputetëve konservatorë të martën mbrëma, raporton BBC.

Ndërsa një tjetër deputet konfirmoi rrëfimin e saj. Chris Heaton-Harris, përgjegjës për disiplinën e deputetëve konservatorë, po shqyrton çështjen, tha zëdhënësja e tij në një deklaratë. “Kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe do të ndërmerren veprime”, shtoi ajo.

Deputeti nën hetim nuk është bërë publik dhe nuk dihet në këtë fazë nëse ai është anëtar i qeverisë.

Deputetja e Partisë së Gjelbër, Caroline Lucas tha se 56 deputetë ishin nën hetim nga autoritetet parlamentare për sjellje të pahijshme seksuale, duke përfshirë tre ministra të kabinetit.  Ajo pyeti kryeministrin Boris Johnson nëse “sjelljet e pahijshme seksuale ishte arsye për shkarkim sipas kodit ministror”. Johnson u përgjigj se “ngacmimi seksual është i patolerueshëm” dhe se ishte “bazë për shkarkim”./Opinion.al

 

 

Pas