Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britani/Alarm për hakerim,konservatorët shtyjnë votimin për kryeministrin e ardhshëm

2022/08/03 at 10:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Britani/Alarm për hakerim,konservatorët shtyjnë votimin për kryeministrin e ardhshëm

Votimi nga anëtarët e Partisë Konservatore të Britanisë për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm është shtyrë pasi një agjenci britanike zbulimi paralajmëroi se hakerët kibernetikë mund të ndryshojnë rezultatet e votimit, njoftoi të martën gazeta “The Telegraph”.


Sipas raportit, nuk kishte kërcënime specifike nga një vend armik, ndërsa këshillat ishin kryesisht të karakterit të përgjithshëm lidhur me procesin e votimit dhe dobësitë në rrjet.

Si rezultat i shqetësimeve, Partia Konservatore është detyruar të ndryshojë planet për të lejuar anëtarët të ndryshojnë më vonë gjatë garës votën e tyre për udhëheqësin e ardhshëm, sipas gazetës “The Telegraph”.

Ende nuk janë lëshuar fletët e votimit me postë për rreth 160 mijë anëtarë të partisë, të cilët tashmë janë paralajmëruar se mund të mbërrijnë deri më 11 gusht, thuhet në shkrimin e gazetës britanike. Sipas planit të mëparshëm, fletët e votimit do të dërgoheshin të hënën.

Ish-ministri i Financave Rishi Sunak dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss po konkurrojnë për të marrë postin e kryeministrit të ardhëm britanik pas dorëheqjes së zotit Boris Johnson.

Zonja Truss kryeson në sondazhet e opinionit midis anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët do të vendosin përmes votave se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm më 5 shtator.

Një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC), pjesë e Qendrës së Kominikimeve Qeveritare (GCHQ), tha se i kishte dhënë këshilla Partisë Konservatore. Qendra e Komunikimit të Qeverisë (GCHQ) mbledh të dhëna nga e gjithë bota për të identifikuar dhe ndaluar kërcënimet ndaj Britanisë.

“Mbrojtja e proceseve demokratike dhe zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar është përparësi për NCSC dhe ne punojmë ngushtë me të gjitha partitë politike parlamentare, autoritetet lokale dhe deputetët për të ofruar udhëzime dhe mbështetje për sigurinë kibernetike”. tha një zëdhënës i NCSC-së për agjencinë e lajmeve Reuters.



Ju sugjerojmë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë
Bota

I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë

22 Qershor, 2026 10:07 am
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

22 Qershor, 2026 10:04 am
Rama vizitë në Francë, takohet me Macron
Kryesore

Rama vizitë në Francë, takohet me Macron

22 Qershor, 2026 10:02 am
Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë
Politikë

Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

22 Qershor, 2026 10:00 am
Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?
Politikë

Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?

22 Qershor, 2026 9:57 am
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Para
Tensionet në veri, BBC artikull Kosovës: Ekziston frika e një lufte pas 23 vitesh?

Tensionet në veri, BBC artikull Kosovës: Ekziston frika e një lufte pas 23 vitesh?

Moska: Shkupi bëri gabim të madh që i dhuroi tanke Ukrainës

Moska: Shkupi bëri gabim të madh që i dhuroi tanke Ukrainës

Ngjarja në Himarë/ Arjan Tase e mori gomonen nga kushëriri, dyshimet për ish-policin

Ngjarja në Himarë/ Arjan Tase e mori gomonen nga kushëriri, dyshimet për ish-policin
















TE FUNDIT

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
22 Qershor, 2026

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës. Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa...

Lexo më shumë

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
22 Qershor, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
22 Qershor, 2026

Përfaqësuesja e Portugalisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Uzbekistanit në zonën e Palm Beach, pranë Miamit, mes kushteve të vështira...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
22 Qershor, 2026

Mikel Oyarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi spanjoll fillimisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}