Një ditë pasi Erion Bracce u shpreh i shqetësuar në facebook për ccmimet e larta të një lokali në Durrës ku këndonte Cris Broën ka reaguar Drejtoria e Tatimeve.
Braçe pyetste se a kishte njeri nga Tatimet për të vërtetuar xhiron gjatë mbrëmjes? Në lidhje me këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar si më poshtë:
“Dje në orën 10 ka filluar monitorimi i subjektit në Durrës. Subjekti kishte të instaluara 4 kasa fiskale, 1 te dera ku pritej bileta dhe 3 në banak. Kishte 37 të punësuar. Në subjekt, punonjësit e inspektoriatit tatimor kanë qëndruar për rreth katër orë. Të gjitha të dhënat e konstatuara dje do verifikohen në Tiranë.
Subjekti është i regjistruar në Tirane dhe do mbahet në monitorim të vazhdueshëm, pasi do ketë evente javore. Drejtoria e Përgjithshme ka udhëzuar që në fillim të sezonit drejtoritë rajonale të monitorojnë këto aktivitete në çdo qytet”, thuhet në reagimin e Tatimeve.