Anglia ka mbetur sërish ‘jashtë’ Evropës, por kësaj radhe duke u eliminuar prej evropianit të futbollit, Euro 2016.
Anglezët kanë pësuar një humbje të papritur në stadiumin Allianz Riviera prej Islandës me rezultat 2:1.
Megjithëse askush nuk e ka pritur që një kombëtare me mbi 300 mijë banorë të eliminojë ‘Tre Luanët’ anglez, por për asnjë moment islandezët nuk u ndien inferior.
Në fakt, Anglia kaloi në epërsi përmes një penalltie të ekzekutuar prej sulmuesit Wayne Rooneyt. Paraprakisht, Raheem Sterling u pengua brenda zonës së rreptësisë së islandezëve në minutën e katërt.