Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të godinës së Bashkisë së Kavajës.
Policia ka njoftuar se rreth orës 11:10 një 31-vjeçar ka qëlluar me kallashnikov ndaj 53-vjeçarit, Rexhep Tare. Fatmirësisht ky i fundit nuk ka marrë plagë fatale dhe tashmë ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes bëhet me dije se është, nga Kavaja dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al