Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bregu replikon me Kullën: Nuk më ndalin “të vdekurit” e gjallë në PD

2016/09/28 at 3:48 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bregu replikon me Kullën: Nuk më ndalin “të vdekurit” e gjallë në PD

Deputetja Majlinda Bregu ka reaguar ndaj një shkrimi të analistit Ndriçim Kulla. Në kulmin e sulmeve të znj. Bregu ndaj liderit Basha, ndërhyn Kulla, i cili thotë se “ajo ska alternativa por veç shembullin e një kandidati të vdekur (Olldashin)”.


Përmendja e emrit të një prej miqve të saj që nuk jeton më ka rebeluar znj. Bregu, e cila disa herë në shkrim thotë se nuk e ka reagimin për z.Kulla për porositësit e tij.

Shkrimi i plotë i Majlinda Bregut 

E di se nëse ndalon të gjuash me gurë këdo që të leh, ndërsa ecën në rrugën tënde, nuk do të arrish kurrë në fund të rrugës; por janë disa gjëra për të cilat kam detyrim të flas, sidomos për ata që nuk kanë mundësi të mbrohen nga këto lehje.

E kam fjalën për një njeri me emër e mbiemër, por anonim për mua në rrafshin publik, i cili quan kandidat të vdekur, një nga bashkëudhëtarët e mi dhe të mijëra demokratëve në rrugën tonë, Sokol Olldashi.

Nuk do të merrja mundimin ta shkruaja këtë replikë me një njeri që ka mbaruar shkollë nate, që është nisur të këshillojë Presidentin dhe që i ka mbetur në tentativë këshillimi, por zgjodha ta bëj në respekt të mikut tim Sokolit dhe pamundësisë së tij për ta bërë vetë këtë gjë.

Shkurtazi po i kujtoj këtij njeriu në respekt të honorareve që ka marrë për të fyer kujtimin e Sokol Olldashit, se i kanë treguar gjithçka gabim për të, pasi ai vet as e ka njohur, as ka pasur dëshirë ta njohë, se nuk ka pasur punë me PD.

Është e vërtetë se unë dhe Lulzim Basha kemi ardhur bashkë në një ditë në PD. Nuk na kanë futur nga dritarja, por nga dera dhe na kanë pritur me entuziasëm në kuadrin e një projekti për ripërtëritjen e PD.

Sokol Olldashi ishte moshatari ynë, por ishte shumë i vjetër në PD kur erdhëm ne. Kishte qenë aty dhe më 1997 dhe më 2001 dhe kur ne, të drojtur në 2005 morëm zona elektorale pak më të sigurta që të “mos dështonim”, ai zgjodhi betejën më të vështirë.

Shkoi u përball me Agron Dukën në Shijak që në atë kohë ishte jo vetëm Ministri më i fuqishëm i qeverisë Fatos Nanos, por dhe biznesmeni më i madh në Shqipëri.

E mundi duke bindur shqiptarët se dhe një djalë i ri me duar në xhepat bosh, mund të nxirrte jashtë Kuvendit një milioner dhe Ministër të Fatos Nanos.

Ai u bë pas disa muajsh ministri ynë më i suksesshëm, pasi futi në burg gjithë banditët që kishin shëtitur lirshëm deri më 2005.

Është e vërtetë se ai nuk fitoi dot Bashkinë e Tiranës më 2007 dhe unë isha në krye të asaj fushate. Nuk e di ku ka qenë ky anonimi në këtë kohë, druaj se edhe nëse nuk ka qenë me PS-në, selinë e PD-së mund ta gjente me të treguar.

Por ajo që di dhe më dhemb, është se shumë njerëz brenda PD-së, nga këta që sot po tentojnë të hyjnë nga vrimat e çatisë, votuan kundër Sokolit, me shpresë se do ta nxirrnin nga politika.

Por ai vazhdoi të ishte në politikë si Ministër përsëri i suksesshëm. Ai shkoi në vitin 2009 në zonën me të vështirë elektorale, në Qarkun e Fierit, në bastionin më të sigurt të socialistëve dhe e rriti PD-në me së paku dy deputetë. Ishte njeri dhe nuk i fshihte as vetes as miqve dhe dilemat qe betejat politike natyrshëm bartin për secilin nga ne.

Nuk di kush ja ka thënë këtij njeriut të honorareve, se ai duhet të shkonte kandidat në Durrës apo broçkulla të tilla, por di që ai arriti të ngjallte shpresë për PD-në dhe në bastionin më të egër të socialistëve.

Ende sot banorët e Fierit dhe fshatrave përreth, i janë atij mirënjohës për infrastrukturën rrugore dhe krenarinë që i dha PD-së.

Sa i përket vitit 2013, Sokol Olldashi humbi më pak nga të gjithë. E dhimbshme më 2013 ishte që ne humbëm bastionet tona historike, Kavajën, Shkodrën apo Elbasanin.

Unë kam qenë në Tiranë, por fushatën në gjithë Shqipërinë e kam ndjekur se kisha për detyrë të merresha me të.

Fieri nuk ka qenë kurrë bastion ynë. Ai u bë fitues aq sa e bëri Sokol Olldashi. Cdo humbje dhemb edhe pse për hir te saj, Sali Berisha mori vendimin si lider për tu larguar nga kreu i PD-së.

Unë jam e hapur dhe mirëpres kritika dhe për ata që më thonë ke idhull Olldashin dhe për ata që me thonë ke idhull Berishën. Largimi i kobshëm nga jeta i tij është mjaftueshëm dhimbje për të gjithë demokratët.

Kur them që Berisha ka lënë boshllëqe në Partinë Demokratike, them një të vërtetë që nuk druhem ta përsëris, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se Shqipëria e vitit 2016 dhe më tutje, ka nevojë për një identitet të ri politik në krye të PD, dhe kur them të ri, kam parasysh një mendim të ri, ide dhe sjellje të reja e moderne politike.

Kush nuk është dakord me mua, nuk ka pse përbalt kë nuk jeton, as të shesë për teza politike sulme të porositura.

***

Kulla: Majlinda Bregu sfidon me një kandidat të vdekur

338782_417140421662631_1426728157_oIsh-këshilltari i Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Ndriçim Kulla shkruante një ditë më parë se Bregu ka hyrë nga dritarja në PD dhe se duhet të kishte dalë nga dera me kohë.

Sipas tij, Bregu sfidon Bashën me modelin “Olldashi”, që sipas Kullës ka qenë një model i dështuar që ka njohur vetëm humbje. Duke u përfshirë kështu dhe vetë këshilltari i Nishanit në një sulm frontal kundër deputetit të vdekur Sokol Olldashi.

“Olldashi kandidoi për kryetar Bashkie në Tiranë, në 2007, kur PD vetëm një vit e gjysmë në pushtet, pra nuk ishte konsumuar dhe humbi. Olldashi refuzoi të shkonte të kandidonte në Durrës ku PD kishte mundësi të mëdha të fitonte, dhe u humbën të dyja qytetet më të mëdha të vendit.

Olldashi udhëhoqi fushatën e PD­së në Qarkun e Fierit në 2013, duke qenë i pari në listë, dhe PD pësoi një humbje katastrofale në këtë qark, duke marrë vetëm katër deputetë nga 16.

“Ku konsiston kjo frymë dhe model “Olldashi”, superior ndaj Bashës, që qenka rrënjosur te demokratët e thjeshtë siç thotë Majlinda Bregu?”, shkruante Kulla për “Mapon”.

Ai shton gjithashtu, se Bregu sfidon Bashën me kandidatë të vdekur, sikurse shkruan edhe Ben Blushi në librin e tij.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Basha: Referendum për mbetjet dhe protesta. Përgjigjet Rama: E kapi flamurin Luli…

Basha: Referendum për mbetjet dhe protesta. Përgjigjet Rama: E kapi flamurin Luli...

Familja Kardashian në stres, Rob sërish probleme me shëndetin

Familja Kardashian në stres, Rob sërish probleme me shëndetin

“Largimi i Metës nga koalicioni, nder i madh për PS-në”

Flet Prokurori i Prizrenit: Ndocaj ishte me një femër, ja kush e sulmoi
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com