Brazili mundi Argjentinën në gjysëmfinalen e Kupës së Amerikës. Derbi i Amerikës së Jugut u mbyll me rezultatin 2-0 për “seleçaot” të cilët zhvilluan një ndeshje bindëse kundër “albiçelesteve”.
Gabriel Jesus në pjesën e parë dhe Firmino në të dytën i dhanë goditjen fatale Argjentinës duke çuar në shtëpi para kohe Messin me shokë. Ky i fundit nuk ja doli edhe kësaj here të çojë Argjentinën në finale të Kupës së Amerikës. Ai ende po kërkon trofeun e tij të parë me Argjentinën pas nëntë përpjekjeve të pasuksesshme. Ndërkohë Brazili pret fituesin e çiftit Peru-Kili për të mësuar emrin e skuadrës që do të kenë përballë në finale. /Opinion.al