Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në kohën kur kryeministri Edi Rama do të mbante fjalën e tij.
Berisha në një prononcim për mediat u shpreh se u largua nga Parlamenti për të përfaqësuar kombin shqiptar dhe qytetarët e Kosovës, të cilët sipas tij ndihen të tradhtuar nga kryeministri shqiptar.
“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar’, u shpreh Berisha./Opinion.al