Aktualitet

Rama: Në gjysmën e dytë të vitit 2023 në kantier me portin e ri të Porto Romanos



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 27/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve ditën e sotme bëri me dije se në fillim të vitit 2023 do të hapet gara ndërkombëtare për portin e Porto Romanos dhe në fillim të 6-mujorit të dytë të 2023-it do të nisë puna në kantier.

Kryeministri Rama ftoi kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar që të marrin pjesë më 12 dhjetor në prezantimin e projektit të madh të Portit të Durrësit.

“Në fillim të vitit 2023, ne fillojmë dhe hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit i cili do të ndërtohet në Porto Romano dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, në fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm, ne do të jemi në kantjer me portin e ri të Port-Romanos që do të jetë një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë me dy porte të thata që do të lidhen me hekurudhë.

Për hekurudhën Durrës-Prishtinë, tani hyjmë në fazën e fizibiliteti për hekurudhën tjetër jemi në diskutime intensive me Komisionin Europian në bashkëpunim me qeverinë e RMV. Këto janë fakte dhe në 12 Dhjetor shpresoj që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrat e fushave të na bashkohen në prezantimin e madh publik përfundimtar. Në 12 Dhjetor do të prezantojmë përfundimisht projektin përfundimtar, i cili do t’i nënshtrohet garën ndërkombëtare në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të fillojë nga puna në fillim të 6-mujorit të 2 të 2023. Sot është një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje, e cila i ka mbledhur të gjithë bashkë pavarësisht nëse do të donin apo nuk do të donin ta pranonin njëri-tjetrin. Pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe UÇK dhe të dyja këto  lidhen me Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar në këtë sallë që është i ndarë përkohësisht prej nesh me një mision që vazhdon”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas