Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas situatës së tensionuar në oborrin e Kuvendit.
Braçe u pyet nëse kjo sjellje e opozitës së sotme është e ngjashme me atë të deputetëve të PS-së kur ishin në opozitë, ndërsa me ironi tha “me Ilir Metën doni të thoni, kur kërcente mbi tavolina?”, duke sjellë në vëmendje kundërshtimet e bëra në 2008-ën nga Meta dhe deputetë të tjerë të LSI së atëhershme, kur Kuvendi diskutonte dhe miratonte ndryshimet Kushtetuese.
Në vijim Braçe tha se deputetët e PS-së kur nuk kanë shkuar në Kuvend me shishe benzine me vete.
“Kur kemi hyrë ne në Parlament me shishe benzine? Asnjëherë”, tha Braçe.
Braçe: Për ata nuk përgjigjem kanë tjetër shef ata nuk bëhem dot shefi i tyre, keni parë benzinë në Parlament ju?!