Kryesore

Braçe dhe opozita kundër, “Ekonomia” pro Denar Bibës për kreun e Konkurrencës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 06/12/21 |
Opi Nion

Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot pro emrit të Denar Bibës si kryetar të Autoritetit të Konkurrencës.

Emri i tij pritet t’i shkojë Kuvendit për tu votuar dhe për të zëvendësuar në këtë post Luljana Latifin.

Përveç opozitës dhe votave kundër të Alfred Rushajt, Edmond Spahos dhe Arbi Agalliut, duket se emri i Denar Bibës nuk ka patur miratimin e plotë nga deputetët e mazhorancës.

Deputeti i PS, Erion Braçe ka qenë ai që ka votuar kundër.

Denar Biba nuk ka qenë asnjëherë funksionar i PS, as anëtar i PS as deputet i saj as kryetar organizate. Detyra e kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve nuk është politike, është kushtetuese. Nëse gjykojmë nga ky aspekt, për mua ky zotëria nuk është njeri politik aq më tepër i PS. Zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore dhe në këtë detyrë kam rezervat e mia, për të gjithë institucionin e Prokurimit Publik të asaj kohe që është shkarkuar i gjithi. Për mua kandidatura e zotërisë, nuk e kam votuar as kur u bë anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, njeh shumë mirë fushën e zgjedhjeve, të drejtën Kushtetuese, por në këtë lëmin për të cilin po e ngarkojmë me përgjegjësi, ashtu si në atë lëmin e Prokurimeve Publike që e ngarkuam me përgjegjësi, nuk ka njohje. Kam rezerva për integritetin e zotërisë”, tha Braçe.

Braçe gjithashtu ka theksuar se Biba si anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, performancën e ka tërësisht negative.

“Puna e bërë deri tani në Autoritetin e Konkurrencës, vlerësimi është tërësisht negativ. Dhe i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion. Po ua them që për mua vlerësimi është negativ, nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni. Është aty për të mbrojtur interesi publik, madje edhe kur shtypet një apo dy kompani në treg, nga fuqia korruptive, klienteliste e kompanive të tjera, ajo që shqyrtohet është interesi publik, liria e tregut. Kjo është natyra e atij institucioni”, u shpreh Braçe. 

Autoriteti i Konkurrencës (AK) është institucioni publik i ngarkuar nga ligji për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në Shqipëri. Ky institucion ka për qëllim të mbrojë konkurrencën në vetvete, si një e mirë publike.

Pas