Janë dy personat që dyshohen se kanë humbur jetën në aksidentin e ndodhur pak minuta më parë në liqenin e Bovillës në Tiranë. Policia njofton se ka edhe 3 persona të plagosur të cilët janë në gjendje të rendë shëndetësore. Policia njofton se makina rënë sapo ka kaluar liqenin në një humnerë pranë zonës së Zall-Herrit. Ndërkohë që në vendngjarje janë afruar edhe zjarrëfikëset dhe forca të shumta ndihmëse. Nga të dhënat e fundit thuhet se makina është një mjet i tipit “Fuoristradë” i cili ka rënë nga nja lartësi prej 200 metrash në humnerë. ndërkohë që tre të plagosur rëndë janë dërguar në Spitalin e Traumës.