Përfaqësuesja e Shqipërisë në Botërorin e Skive, Lara Colturi ka arritur të renditet e dyta pas numrit 1 të botës, Mikaela Schifrin.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka ndarë një foto me Colturi ku shkruan se kjo është hera e parë që flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish.
Postimi i Veliajt:
Super lajm!
Skiatorja e KS Tirana , Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive.
Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish!