Ditën e nesërme do të hidhet shorti, i cili do të nis zyrtarisht rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Shorti do të mbahet mesditën e kësaj të premteje, në Zyrih.
Kjo do të jetë hera e parë në histori që eventi do të zhvillohet me 48 skuadra, pas shtatë edicioneve të mëparshme me 32 pjesëmarrës.
Evropa do të përfaqësohet me 16 ekipe, nga 13 që ishin herën e fundit në Katar.
Shqipëria pret të njohë rivalët dhe mban sytë me ankth nga goglat.
Kuqezinjtë ndodhen në vazon e tretë, aty ku emra të tjerë të rëndësishëm janë Skocia, Sllovenia apo Irlanda.
Kualifikueset do të kenë 8 grupe me nga katër skuadra dhe 4 grupe me pesë ekipe, të cilat do të plotësohen nga vazo e fundit e shortit, me përfaqësueset më të dobëta kontinentale.