Politikë

“Bota përmbys si bifteku Nusretit”, Rama ironizon opozitën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 19/01/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për gazetarët ditën e sotme, teksa po fliste për fiskalizimin e ri, theksoi se nuk do të ketë kosto shtesë për qytetarët.

Rama tha se në sistemin e ri të fiskalizimit nuk ka as monopol dhe as arbitraritet, duke shtuar se ky sistem ka përmbysur komplet botën e administrimit fiskal në Kroaci.

Po ashtu, kryeministri nuk kurseu ironinë ndaj opozitës, ku iu rikthye darkës së ministrave të tij pak ditë më parë tek një restorant i famshëm në Dubai.

Rama tha ndër të tjera se; “Kemi realizuar integrimin e sistemit aktual me atë të ri dhe jo që biznesi të flakë këtë sistem. Por do të adaptojë sistemin që ka me atë të ri. Pra, siç e shikon, është bota përmbys si bifteku i Nusretit.”

Pjesë nga fjala e Ramës

“Kemi realizuar integrimin e sistemit aktual me atë të ri dhe jo që biznesi të flakë këtë sistem. Por do të adaptojë sistemin që ka me atë të ri. Pra, siç e shikon, është bota përmbys si bifteku i Nusretit. Jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një çmim marramendës, si ai që përcolle ti. Por që e kanë përcjellë ata që kalkolatriçen 7X7 baras me 42.  Por është më lirë se sa ata që kishin. Kush e ka kasën, do bëj një integrim. Kush do që ta lërë atë, do marr kasë të re nga e para. Nuk ka as monopol, as arbitraritet. Se kush e ka këtë sistem, mund të them se ky sistem ka përmbysur komplet botën e administrimit fiskal në Kroaci, në Slloveni dhe së fundmi e ka futur, por akoma jo plotësisht, Itali. Është një sistem ultra-inovativ. Ne jemi nga të parët që po e fusim, duke e parë nga të tjerët. Ne kemi bërë dhe analizën e raporteve të tyre (Kroacisë) për kënaqësinë e biznesit dhe konsumatorëve, jam mbresuar dhe iu kam dhënë të drejtë atyre që e kanë propozuar këtë gjë. Nuk është një sistem që bëhet për herë të parë në Shqipëri. Është sistem me provë.”, pohoi kryeministri./ Opinion.al

Pas