Prej ditësh qarkullojnë lajme në media për ish-futbollistin e Tiranës dhe Kombëtares, Indrit Fortuzi. Ai është “zhdukur” në mënyrë misterioze, bashkë me të shoqen dhe fëmijët.
Bashkëshortja e Fortuzit, Junida Fortuzi, është akuzuar nga një 20-vjeçar, se i ka shitur katër bileta false për në Gjermani, për shumën e 1200 eurove, pasi kjo e fundit kishte një agjenci turistike në qendër të Tiranës.
Sipas disa mediave, kjo është arsyeja që Fortuzi dhe e shoqja janë larguar nga Shqipëria.
Por, disa media të tjera shkruajnë se situata është më dramatike. Ato shkruajnë se Fortuzi ka hyrë në një spirale borxhesh në shuma të mëdha, pasi luante bixhoz.