Te Fundit

Alida Hisku, një histori përdhunimi në burgun komunist


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:10 - 26/11/15 |
b.f

Kur në tetor të këtij viti Alida Hisku, në një intervistë të gjatë per Shqiptarja.com, rrëfeu ditët e saj në burgjet komuniste, duket se mbetjet e kalbura të një sistemi që tashmë po shkonte drejt harresës, u tronditën sërish.

Sot një grua në moshë, por atëherë një 23-vjeccare e re dhe e bukur, Alida Hisku flet ndër të tjera edhe për historinë e përdhunimeve nga hetuesit dhe prokurorët e sistemit komunist.

Më shumë se e pabesueshme, deklarata e saj tingëlloi e guximshme, vecanërisht thënë nga një femër që pohon se ka qenë vetë viktimë e përdhunimeve.

Por cila ishte historia e Alida Hiskut?

E lidhur me muzikën dhe artin që në fëmijëri, Alida Hisku, pati fatin të ngjitej në skenen e festivalit që në moshën 13-vjeccare.

Bijë e një babai sekretar Iipartisë, ajo tregon se ende 15 vjece u fut të punojë në shtypshkronjën.

E ardhmja dukej premtuese, në një kohë kur gjërat e bukura dukeshin utopi.

Në moshën 23 vjecare Alida Hisku kishte një emër në skenën muzikore, një familje të mirë dhe ndiqte studimet në shkollën e Partisë.

Është ky moment, kur ditari ëndërrimtar i kësaj vajze të re, bie ne duart e sigurimit të shtetit.

Me sa duket ëndrrat e Alidës qenë të tepruara për sistemin, që e dërgoi këngëtaren nga skena e festivalit, në birucat e ngushta të kaushit të Tiranës.

Pikërisht aty, Alida është bërë dëshmitare dhe protagoniste e abuzimeve të rënda me vajzat dhe gratë e arrestuara, që sipas saj bëheshin viktima të përdhunimeve.

Kanë mjaftuar 6 muaj burg, për ta dërguar në psikiatri e më pas në internim, drejt një rruge që përgjithmonë ndryshoi fatin e jetës së saj.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas