Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borsh/ “Fqinji e vrau gjyshin me plumb pas koke, e gjetëm të mbytur në gjak”

2017/06/03 at 9:07 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Borsh/ “Fqinji e vrau gjyshin me plumb pas koke, e gjetëm të mbytur në gjak”

Et’hem Brahimajn e qëllova për vdekje me çifte, sepse do të spërkaste rrushin dhe do të më helmonte dhitë”. Kështu ka deklaruar 53-vjeçari Sokrat Xhuveli nga Borshi i Himarës, i cili dy ditë më parë vrau fqinjin e tij 78-vjeçar, Et’hem Brahimaj. Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Vlorës, autori i krimit ka pohuar se i kishte kërkuar viktimës që të mos e spërkaste rrushin, por ai jo vetëm nuk e kishte dëgjuar, por edhe e kishte fyer.

Ndërkohë, edhe të afërm të të moshuarit konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e së enjtes në lagjen “Shkallë” të Borshit ka pasur shkak një sherr banal mes dy bashkëfshatarëve. Nipi i viktimës, Adriatik Lapaj tregoi me lot në sy se si u ekzekutua Et’hem Brahimaj. “Ne jemi 15 nipër e mbesa në atë derë. Gjyshi ishte duke hapur derën për të shkuar në bahçe për të spërkatur rrushin. Në atë moment kishte kaluar afër banesës së tij një vajzë nga lagjja, e cila e kishte pyetur: Çfarë po bën xhaxha Et’hem. Ndërsa gjyshi i ishte përgjigjur:

Po ja o bijë, po shkoj të spërkas hardhitë se tani është koha. Kaq i kishte thënë vajzës, e cila kishte vijuar rrugën. Por, pas pak ajo kishte dëgjuar një krismë arme, ndaj ishte kthyer mbrapsht. Vajza e kishte gjetur gjyshin të rrëzuar në tokë dhe të mbuluar me gjak. Ai nuk kishte arritur të hapte derën e bahçes, pasi Sokrat Xhuveli e kish qëlluar nga mbrapa koke. Gjyshi kishte mbetur i vdekur në vend. Dy dhi race kishte Sokrati dhe ato i mbante në shtëpinë e tij, që e kishte afër me atë të gjyshit”, tha nipi i viktimës. Ky i fundit pohoi se janë shokuar nga ajo që ndodhi. “Është e tmerrshme t’i marrësh jetën tjetrit ashtu kot më kot. Jemi shumë të tronditur”, u shpreh i riu.

Ndërkaq, banorët e fshatit Borsh pohuan se autori i vrasjes, Sokrat Xhuveli është një person i shpërfillur nga familja, i divorcuar nga bashkëshortja tri vite me parë. “Pas ndarjes nga gruaja, Sokrati jetonte vetëm, ndërsa fëmijët i ka në emigracion. Ai endej rrugëve dhe njihej nga të gjithë si konsumator i pijeve alkoolike”, u shprehën disa banorë. Sipas këtyre të fundit, 78-vjeçari Et’hem Brahimaj, baba i gjashtë fëmijëve ishte njeri i qetë, punëtor dhe i respektuar në të gjithë zonën. Nga ana tjetër, burime nga policia e Vlorës bënë me dije se 53-vjeçari Sokrat Xhuveli akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”. Pritet që Gjykata e Vlorës të vendosë masën e sigurisë në ngarkim të tij.

Pas vrasjes së 78-vjeçarit, policia vuri në pranga agresorin, ndërsa deklaroi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë që burime pranë vendit të krimit deklaruan se i moshuari u qëllua për vdekje nga fqinji i tij pas një konflikti për motive pronësie (për një kasolle bagëtish). Ndërsa, burime të tjera u shprehën se sherri me nusen e djalit i kushtoi jetën viktimës. Mësohet se autori i krimit është komshiu, por edhe daja i nuses së djalit të Et’hem Brahimajt.

Etiketa: fqinjilapajplumb pas kokevrau gjyshin

Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Shehi sërish kritika Topallit: Veproi si ti zbresësh kalit në mes të lumit!

Shehi sërish kritika Topallit: Veproi si ti zbresësh kalit në mes të lumit!

Ish kreu i PD në Vlorë, i bashkohet LSI-së: Më braktisën

Ish kreu i PD në Vlorë, i bashkohet LSI-së: Më braktisën

Fushata/ Vazhdon spastrimi, tjetër zyrtar i LSI pezullohet nga puna

Fushata/ Vazhdon spastrimi, tjetër zyrtar i LSI pezullohet nga puna

TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com