Pas tre ditëve me reshje dëbore dhe ulje drastike të temperaturave kanë nisur dhe problemet shëndetësore në popullatë. Banorë të sëmurë apo gra që duhet të lindin janë bllokuar në zonat e tyre ku rrugët janë të pakalueshme. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë angazhuar misione shpëtimi me helikopterë në Iballë të Pukës, për tre persona që ishin bllokuar në minierë. Një helikopterë tjetër shkoi në Konaj të Fanit për shpëtimin e një gruaje shtatzënë. Ndërkohë po nga ajri një burre u shpëtua në Koman dhe një në Tepelenë. Ndërkohë në Kukës, në fshatin Arren një grua shtatzënë është izoluar nga bora dhe ndodhet në gjëndje të rëndë. Një helikopter pritet të bëjë transportimin e saj drejt Tiranës.