Policia e Kosovës ka njoftuar se protestuesit kanë hedhur bomba molotovi drejt shtëpisë së kryeministrit të vendit, Isa Mustafa.
“Është sulmuar me bomba molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit të RKSse, si dhe në afërsi të saj janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera”, thuhet në komunikatën
e Policisë së Kosovës.
Gjithashtu thuhet se në sheshin “Adem Jashari” janë hedhur bomba molotovi drejt zyrtarëve policor dhe
objektit të Kuvendit të Kosovës.