Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bomba, korrupsion dhe baste të jashtëligjshme; ja si futbolli në Qipro doli jashtë kontrollit

2016/09/07 at 4:16 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Bomba, korrupsion dhe baste të jashtëligjshme; ja si futbolli në Qipro doli jashtë kontrollit

 

Ishte e dyta nga gjashtë sulme me bombë dhe më e afërta me shtëpinë. Dinamiti, i paketuar në një tub, shpërtheu pak para se të zbardhte. Nuk kishte paralajmërim, as telefonatë. Kur erdhi shpërthimi bëri detyrën që i kishin caktuar autorët e krimit: shkuli nga vendi një pjesë të madhe të ndërtesës dykatëshe e cila është zyra qendrore e kolegjiumit të arbitrave të Qipros. Charalambos Skapoullis e mban mend mirë atë moment. Duke iu shmangur vapës së vjeshtës, ai kishte filluar stërvitjen në fushat stërvitore të Nicosias kur i erdhi telefonata rreth orës 5:30 të mëngjesit. “Kur mbërrita këtu kishte vetëm dritare të prishura, parvaze të shkatërruara, xhama të thyer gjithandej,” rikujton ai.
bomba22

“Pashë përreth the mendova: ‘Kjo nuk është për të qeshur.’ Puna kishte vajtur deri aty sa Qipro mund të konsiderohej si vendi më i rrrezikshëm për të arbitruar.” Tre muaj më vonë një tjetër eksploziv shpërtheu jashtë një shtëpie modeste në një qytet të vogël pranë detit i quajtur Limassol. Forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa që 60 vjeçarja Maro Mousko ishte katapultuar nga krevati i saj në katin e dytë. Bomba nuk ishte menduar për të – ajo ishte për djalin e saj i cili nuk ndodhej aty, Thomas, gjithashtu një arbitër kampionati. Brenda disa javësh, makina e cila i përkiste një tjetër arbitri ishte shkatërruar komplet disa ditë përpara se Leontios Trattos, arbitri më me emër qipriot, u zgjua me lajmet se makina e tij, e parkuar në bodrumin e apartamentit të tij në Nicosia, gjithashtu ishte shkatërruar në atë ç’ka do të ishte sulmi i dytë drejt tij.
b2

Arbitrat, të frikësuar për jetën e tyre, vendosën të votonin me këmbët e tyre: për një javë ata bojkotuan ndeshjet vendase dhe fushat e futbollit të gjithë së bashku. Askush nuk është arrestuar për vënien e bombave. Një grup që quhet “Armed Gate Niners Urban Guerillas” doli në skenë duke marrë përgjegjësi, madje duke deklaruar se sulmet ishin “fillimi i një lufte të armatosur kundër futbollit të kalbur qipriot”. Edhe tani, 18 muaj më vonë, Skapoulis, një njeri me trup të lidhur, krahë të fortë dhe pamje të ashpër, dridhet kur përmenden sulmet. Të njëjtën gjë bën edhe Spyros Neofitides, presidenti i Federatës Qipriote të Futbollit, i cili është duke përballuar me kërcënimet kundrejt lojtarëve të huaj dhe në javët e fundit ka nxitur policinë vendase të pastrojë lojën nga krimi.
b4
Në fund të fundit po flitet për Qipron, shtetin ishull të vogël ku njihen të gjithë dhe ku, si shumica e kolonive britanike, futbolli trajtohet me ndermin dhe rëndësinë e sportit kombëtar. Dhuna zakonisht nuk ka shkuar më shumë se sherret midis tifozëve të Apoel dhe Omonia, dy klubet greko-qipriote, rivaliteti i të cilëve daton që në lufton civile që shkatërroi Greqinë në fund të viteve 1940. Kolegjiumi i arbitrave ndodhet jashtë Nicosias, kryeqytetit të ndarë të ishullit, në një vend me fusha të dhuruara nga qeveria. Një kohë të caktuar të vitit, këto fusha janë të mbushura me grurë. Është vendi ideal për institucione, shumë i preferuar nga politikanët, biznesmenët dhe kishat. Në një vend që cilësohet si i çmendur për futbollin, gati të gjitha pjesët e jetës janë të lidhura me këtë lojë kaq të bukur. Dhe prapë, futbolli ka shkaktuar luftë, një luftë që Skapoullis e cilëson si të pambarimtë.
b5
“Gjithë këto incidente por akoma nuk është ndëshkuar njeri,” shfryn ai. “Nëse je një arbitër, një arbitër elite, ti merakosesh pasi nuk e di se kur do të vijë radha jote.” Teksa bota është përqendruar te keqbërësit diku tjetër – me skandalet e Fifa-s, arrestimet, ryshfetet dhe heqjen e presidentit në vitin 2015 – një tjetër dramë më pak e publikuar është duke shpërthyer në Mesdheun lindor. Dhe, si Fifa, një nga vendet më entuziaste të futbollit është duke u konfrontuar me disa pyetje të sikletshme: Si ka mundësi që loja e bukur e Qipros është shndërruar në një që ka reputacionin më të keq për sa i përket shitjeve të ndeshjeve? Si shkoi puna deri te njollosja e kampionatit nga vende shumë të largëta si Malajzia? Si ka mundësi që janë bërë kaq të korruptuar?
b6

Nëse dikush ishte nën iluzionin se futbolli profesionist këtu ishte i lirë nga krimet, sulmet ndaj arbitrave dhe akuzat e pambarimta për manipulime rezultatesh kanë bërë të mendojnë këdo. Pas shpërthimit erdhi Marios Panayi. Kur arbitri ndërkombëtar vendosi t’i binte bilbilit, ai i ra fortë. Ai nxori shumë skandale: penallti që nuk duhej të ishin dhënë; faulle që nuk duhet të ishin akorduar; kartonë të verdhë që nuk duhej të ishin dhënë; lojtarë që nuk duhet të kishin dalë me të kuq. Ai përmendi emra, shpërndau dokumente që shfaqnin fakte në formën e bisedimeve të regjistruara të cilat sipas tij ekspozonin rrjetin e korrupsionit në futbollin qipriot. Dhe ai pretendoi se ndeshjet manipuloheshin nga zyrtarët më të lartë të Federatës vendase.
b7

E bëra me shpresën se autoritetet nuk do t’i mbyllnin sytë,” thotë Panayi, i cili që prej atij momenti është hequr nga Federata dhe është detyruar të largohet për në Britani. “Arbitrat mund të përdorin çdo stil të mundshëm. Mund të jetë një vendim i vogël ose i madh në varësi të ndeshjes dhe nëse e jep televizioni apo jo. Nëse nuk ka kamera, ata mund të bëjnë gjëra të mëdha.” Pas këtyre deklaratave zyrtarët e sportit u duken si të humbur: Mos vallë Panayi ishte i guximshëm apo thjesht i çmendur? Ata që mendonin se ai ishte i guximshëm e shihnin si një njeri me nder dhe principe. Ata që mendonin se ai ishte i çmendur, një njeri manipulues dhe me një ambicie të errët.
b8

Por Panayi fitoi mbështetjen e papritur të disa organizatave që janë kundër manipulimit të ndeshjeve , si Federbet që ndodhet në Belgjikë. Atë gjë bëri edhe Nikos Kartakoullis, koka e Organizatës Sportive Qipriote, autoritetit gjyqësor qipriot. “Ajo ç’ka bëri ai ishte e guximshme. Korrupsioni ndodhet në çdo sferë të jetës në Qipro, është një problem jo vetëm i sportit po i të gjithë shoqërisë qipriote. Për shumë njerëz, futbolli ishte përgjigja e ndodhive traumatike të pushtimit turk më 1974. Si shumë refugjatë që përfunduan nëpër kampe, unë u rrita duke luajtur futbol. Akoma e mbaj mend momentin kur shënova një gol dhe isha aq i lumtur pasi kishim fituar dhe të gjithë po më thonin: ‘Pse po feston? Nuk ka gjë për të festuar, ajo ndeshje ishte e manipuluar’. Dhe unë isha shumë i zhgënjyer sa thashë: ‘Një ditë do ta studioj këtë gjë dhe do të shkoj deri në rrënjën e këtij problemi.”
b9

Panayi, i cili filloi arbitrimin në moshën 13 vjeçare, thotë se nga 300 arbitra në Qipro jo më shumë se 10% janë të pastër. Ata që ndiqnin urdhrat e manipuluesve panë karrierat e tyre të ngriteshin shpejt, me shumë që shkuan të drejtonin ndeshje ndërkombëtare ku fitimet janë tre herë më të mëdha se në Qipro. “Më duhej të flisja për këto gjëra, që autoritetet më në fund të vepronin,” shprehet ai. Midis fakteve që iu dorëzuan policisë ishin bisedime të e regjistruara. Dy drejtues të kolegjiumit të arbitrave, përfshi këtu edhe kokën, Michalis Argyrou, u morën në pyetje për manipulim ndeshjesh – dhe u liruan pasi mohuan çdo gjë. “Kemi lexuar akuzat e Z. Panayi me kënaqësi,” është shprehur Francesco Baranca, sekretari i përgjithshëm i Federbet. “Ne e konsiderojmë Qipron si një nga ligat më të pista në botë, si dhe si një ‘shkollë’ e ndeshjeve të manipuluara me shumë lojtarë që esportojnë virusin kur shkojnë në një kampionat tjetër.”
bombaaa

Shtëpia e Futbollit ndodhet në rrugën Achaion 10. Është pikërisht aty, në katin e tretë të ndërtesës të inaguruar nga Sepp Blatter dhe Michael Platini në qershor të 2007, ku Anthoulis Mylonas, drejtori i përgjithshëm i Federatës, ka zyrën e tij. Bullafiq, me një buzëqeshje që duket sikur e ka përherë gati, Mylonas mohon me shpejtësi akuzat. Në bazë të akuzave, thotë ai, policia konfiskoi hard disqet, regjistrat, librat e llogarive të federatës për dhjetë muaj. “Kam shkuar personalisht në rajonin e policisë. Nuk kishte akuza drejt zyrës sonë, ose ndonjë punonjësi. Në fakt, mund të them se ishim e vetmja organizatë në Qipro që mori një certifikatë nga shteti që provonte se ishim të pastër.” Për shumë njerëz deklaratat solemne të Mylonas ishin të pavërteta, teksa mendojnë se futbolli mbetet një sport i korruptuar. Në javët e fundit, Federata e Futbollit, nën presionin e ministrisë së drejtësisë, ka propozuar rregulla të reja, me penallti deri në 10,000 euro nëse Uefa ka dyshime për një klub për sa i përket manipulimit të ndeshjes. Kjo, dhe shumë rregulla të tjera thuhet të jenë rrugës, dhe janë të domosdoshme për t’u bërë, në mënyrë që të shpëtohet integriteti i kësaj loje të bukur, dhe përpara se të ndodhin të tjera ngjarje kriminale në Qipro.

Etiketa: Qipro


Ju sugjerojmë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Heqja e mandatit, ja çfarë tha Kokëdhima në ‘Opinion’

"Media pranë segmenteve të caktuara brenda Partisë Socialiste po më sulmojnë"

Arbana Osmani kjo eksploruese e natyrës

Arbana Osmani kjo eksploruese e natyrës

Zbardhet pasuria, ja sa para kanë gjyqtarët e Kushtetueses

Reforma në drejtësi, pendohet Qeveria: Jo rroga kaq të larta për gjyqtarët e prokurorët
















TE FUNDIT

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një masiv dheu është shembur...

Lexo më shumë

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com