BMW ka prezantuar modelin e ri të makinës.
Motori 3.0 litër me 6 cilindra të vendosur në vijë të drejtë i BMW X4 M40i prodhon 360PS fuqi dhe përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për rreth 4.7 sekonda, transmeton Express. Vetëm transmisioni me 8 shpejtësi automatik ofrohet me këtë model si dhe sistemi xDrive me të gjitha rrotat aktive të ri-kalibruara për të ofruar një ngasje më sportive.
Përveç pakos sportive M ky model vjen me rrota standarde 19 inç ose ato opsionale 20 inç.
Ky model u prezantua në panairin e makinave Detroit Motor Show në SHBA.