Ben Blushi, duke folur për gazetarët pas takimit ku u përball me fishkëllimat e socialistëve të Elbasanit, thotë se ata ishin organizuar nga dikush, ndonëse ka një tension të përgjithshëm për shkak të keq-qeverisjes.
Sipas Blushit, takimi u kthye në një gjyq jo për të, por kundër një njeriu, Edi Ramës.
“Nuk jam unë ai që qeveris. T’i kërkohet llogari dikujt tjetër jo mua”.
Blushi shtoi se ndonëse është deputet i Elbasanit, askush nuk e kishte ftuar në takim.