Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi, si test për zgjimin nga kllapia

2016/03/05 at 5:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Blushi, si test për zgjimin nga kllapia

Nga Astrit PATOZI-


Ben Blushi nuk ka nevojë për mbrojtjen time, sepse po tregon se ia del edhe i vetëm. Aq më shumë, kur ajo mund t’i prishë edhe më shumë punë, pasi vjen nga një kundërshtar politik. Dhe po të jetë për ide, unë ndahem shumë më tepër me Blushin, sesa me Edi Ramën. Pasi Blushi është majtist i thekur në ato që thotë dhe ato që mbron. Kurse Edi Rama është më keq se përtej të majtës dhe të djathtës. është një politikan pragmatist pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije.

Por kjo nuk më pengon të them se jam ndjerë keq nga skenat e pështira të Elbasanit dhe nga e gjithë fushata lincuese, që po shoqëron kërkesën e një deputeti socialist për të pasur zgjedhje në partinë e vet. Mund të ketë plot njerëz që të më pyesin se c’punë kam unë se cfarë ndodh në Partinë Socialiste dhe se ky është debat i brendshëm i saj. Mua në fakt nuk më interesojnë fare fatet politike të kundërshtarëve dhe aq më pak fituesi zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Por nuk mund të jem i painteresuar për arsyet që kanë cuar në këtë konflikt dhe mënyra se si po e menaxhon atë shefi i “fortëve”, që na qeverisin, kryeministri Edi Rama.

Unë nuk mendoj se Ben Blushi e beson edhe vetë se mund të fitojë zgjedhjet në PS, edhe sikur Edi Rama të ndryshojë mendje dhe ta lejojë garën. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Problemi nuk është kurrë tek ai që i kërkon, por tek ai që i ndalon zgjedhjet. Para disa vitesh, partitë e mëdha përpiqeshin të sajonin garë, edhe kur nuk kishte kandidatë, ndërsa tani që ka kandidatë, Edi Rama nuk po lejon garën. Asnjë parti në botë, përfshirë edhe ato komuniste, nuk mund t’ia lejojë vetes të eleminojë zgjedhjet. Sepse pastaj humbet cdo sens diskutimi dhe kalojmë në kufinjtë e një teatri absurd. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në forcën kryesore politike të mazhorancës.

Dhe pyetja është a mund të presësh që të respektojë zgjedhjet e të tjerëve një parti që nuk bën zgjedhje vetë? Unë për vete nuk pres. A mund të ketë vlerësim për votën e lirë të shqiptarëve, një njeri që e zhduk fare kutinë e votimit edhe në shtëpinë e vet? Po edhe më shumë se kaq. A mund të presësh që ta trajtojë me respekt opozitën, si kundërshtare politike, dikush që i lëshon të gjithë lukuninë e ujqërve në shpinë edhe pakicës në partinë e vet?

Dhe cfarë është më kryesorja, a mund të presësh shtet ligjor, reforma apo drejtësi, nga një parti, e cila, e vëmë në rresht nga një njeri i vetëm, hedh në kosh me përcmin kushtetutën e vet, apo librin e rregullave, që është statuti?

Janë këto arsyet e vetme që më shtyjnë të flas për një cështje, që në pamje të parë duket sikur nuk më përket. Natyrisht, gjatë këtyre ditëve kam mësuar më shumë për “veset” dhe për defektet e Blushit, për “tradhtitë” dhe dobësitë e tij, të cilat mund të bëhen më shumë po t’u shtoj edhe rezervat e mia për të. Por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, për të mos thënë që i jep më shumë të drejtë atij. Sepse nuk ka asnjë rëndësi se kush është deputeti Blushi, por se cfarë thotë dhe cfarë po kërkon ai.

Nga ana tjetër unë nuk besoj se Blushi është duke testuar këto ditë Edi Ramën dhe as demokracinë në Partinë Socialiste, pasi mendoj se i njeh sa dhe sic duhet. Dhe aq më pak, të jetë duke sensibilizuar ndonjë parti tjetër, në distancë apo afërsi, për të cilën ma merr mendja se duhet të jetë tërësisht i painteresuar.

Por jam shumë i sigurt se ajo që ai po bën është një test për gjithë shoqërinë tonë, e cila po përjeton prej kohësh një kllapi rraskapitëse. Nuk ka rëndësi, nëse është nisur me këtë qëllim apo e ka rrëmbyer vala, produkti është njësoj. Eshtë një thirrje publike për t’u zgjuar dhe për t’i dhënë një përgjigje të qartë pyetjes se cfarë pret kjo shoqëri prej partive politike. Sepse askush nuk mund të thotë se ajo, që ndodh brenda gardhit të tyre nuk afekton jetën dhe fatin e tij, sado apolitik të jetë ai.
Ben Blushi është sot një eksperiment në epruvetë, i cili po shërben për të shpjeguar shumë prej fenomeneve të shëmtuara dhe traumave gërryese, që po kalon Shqipëria e sotme për shkak të deformimit të sistemit. Eshtë një përgjigje për pyetjet e përditshme se përse qeverisemi kaq keq, pse ka kaq shumë banditë në parlament, pse duan të ikin nga sytë këmbët shqiptarët, pse shkelen me këmbë ligjet në këtë vend, pse varfërohen me shumë dhe pse poshtërohen të varfërit tek ne, e plot të tjera si këto.

Para disa vitesh partitë kryesore në vend dilnin për “gjueti” personalitetesh, sepse besohej gjerësisht që ndikimi i tyre mund të sillte më shumë mbështetje publike. Sot është krejtësisht e kundërta.

Personazhet me identitet të fortë, edhe ata që kanë mundur të mbijetojnë në xhunglat e partive të mëdha, po kërkohen me qiri për t’u “vrarë”. Të preferuarit janë “radikalët”, ata që nuk kanë ndonjë gjë për të menduar, për të thënë, jo e jo. Mundësisht të fortë, si ata që ka sjellë me lopatë Rama në parlament, por edhe më të vegjël, si psh ata që hungërinin dhe hakërreheshin dje në Elbasan. Dhe në mos qofshin të tillë, të jenë dele të bindura, apo “robotë”, që presin vetëm kurdisjen e të parit.

Eshtë dramatike të mendosh se një parti që për pak e shqeu dje Ben Blushin, i ka hapur krahët Arben Ndokës dhe na humbi dy ditë kohë në Kuvend që të shpëtonte nga ligji i dekriminalizimit Armando Prengën, ndonëse zyrtarisht thotë se e ka përjashtuar atë. Arben Ndoka është sot socialist i dashur i Edi Ramës, i shkarkuar nga deputet, kurse Ben Blushi është një deputet i urryer i tij, por i shkarkuar nga socialist. Dhe për t’u ndjerë i trishtuar për këtë katandisje nuk ka nevojë të kesh teserën e Partisë Socialsite.

Mund të ketë edhe në partinë time njerëz që urrejnë më shumë Blushin, sesa Ramën për arsye objektive apo subjektive. Po kështu, edhe në forca të tjera politike, që ndjejnë t’u prishet paksa qetësia e kenetës së tyre nga kjo “rilindje” mbrapsht e Blushit.

Por partitë tona janë si enët komunikuese. Ndryshimi i nivelit të njërës, transmetohet menjëherë tek tjetra. Ndaj edhe nuk duhet të jesh domosdoshmërisht socialist për të pasur ndjeshmëri nga zhvillimet dramatike në partinë e Edi Ramës.

Sot në Shqipëri, partitë politike po u imponohen përdhunisht shoqërisë dhe unë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria t’u imponohet partive politike. Eshtë e vetmja mënyrë për ta ndalur marshimin e së keqes.



Ju sugjerojmë

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz
Rajoni

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz

3 Korrik, 2025 7:53 pm
Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve
Bota

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve

3 Korrik, 2025 7:44 pm
Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
Aktualitet

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

3 Korrik, 2025 7:16 pm
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit
Aktualitet

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit

3 Korrik, 2025 6:45 pm
Para
Vrasja e ish policit në Lezhë, policia jep detaje për autorët

Ja pista e dytë e hetimeve për atentatin ndaj punonjësit të Ministrisë së Brendshme

Fier/ Digjet plotësisht automjeti pranë pikës së karburantit

Fier/ Digjet plotësisht automjeti pranë pikës së karburantit

Qeveria shkurton afatin për marrjen e lejes së ndërtimit

Qeveria shkurton afatin për marrjen e lejes së ndërtimit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
3 Korrik, 2025

Qytetari Pajtim Bregaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se një shoku i tij, i quajtur Klement Dylmishi, e...

Lexo më shumë

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
3 Korrik, 2025

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përveçse solli emra të rinj për katër vitet e ardhshme të Kuvendit, hoqi shumë prej...

Lexo më shumë

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
3 Korrik, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur në Kuvend lidhur me përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim...

Lexo më shumë

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
3 Korrik, 2025

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Durrës, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com