Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli

2016/06/23 at 2:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ikjen masive te shqiptareve nga vendi. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi propozojnë që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli. Nga foltorja e Parlamentit, Blushi tha se ky amendament do të paraqitet në Kuvend, pasi sipas tij, populli shqiptar duhet të ketë të paktën një kompetencë për të zgjedhur një funksionar të lartë.

“Bashkë me kolegen Mimoza Hafizi, do sjellim një amendament që shpresoj ta pranoni në parim, që Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet nga populli shqiptar. Kush ka besim se populli shqiptar duhet të ketë një kompetencë, të zgjedhë njërin prej nesh, ta firmosë”, tha Blushi Sipas deputetit socialist, kjo është e domosdoshme, pasi edhe me reformën në drejtësi, qytetarëve nuk u lihet asnjë kompetencë, por të gjitha i zgjedhin partitë.

Blushi tha se shqiptarëve u mungon informacioni për draftin e reformës në Drejtësi, duke u shprehur se gjithë procesi ka qenë i mbyllur dhe i pakuptueshëm për pjesën më të madhe të qytetarëve. Sipas tij për reformën po vendosin vetëm palët politike, dhe nuk janë pyetur aspak qytetarët.

“Nuk di nëse po i afrohemi apo largohemi reformës në drejtësi, por jam i bindur se drejtësisë po i largohemi më shumë se kurrë. Është pala mazhoritare, me të cilën s’po kërkojmë konsensus. Me ata që po rropaten çdo ditë, i janë marrë pronat, kanë vuajtur, absolutisht s’po i pyesim për reformën në drejtësi. Rilindja asnjë ditë nuk i ka përfaqësuar të varfrit e Shqipërisë, as ata që iu merren të drejtat çdo ditë. Edhe nëse do ketë konsensus për reformën, populli nuk do pyetet, interesat e tij nuk do mbrohen në këtë parlament. Nëse arrijmë të bëjmë reformën në drejtësi, produkti do të jetë i panjohur. Në 18 muaj askush nuk u përpoq t’ia shpjegonte shqiptarëve se çfarë është reforma në drejtësi. në të kundërt kemi krijuar një sistem që është rrethuar nga flakë rrënimi. Përdorni ca fjalë BKH, KLP, SPAK, BKGJ që pyesni çdo shqiptar.

E s’besoj se i dinë pjesa më e madhe e shqiptarëve këto. Kjo reformë nuk do mbrojë të varfrit, por do mbrojë interesa të pak personave. Thoni që po presin ndërkombëtarët, por mirë këta mezi po presin siç thoni ju. Por shqiptarët? Çfarë presin? Po ata s’po kuptojnë asgjë. sepse kësaj klase politike i mungon themelorja, nevoja për të pyetur popullin, çfarë do, si e do dhe pse e do.

Dhe kjo reformë, jo vetëm që nuk i delegon asnjë kompetencë popullit shqiptar, por nuk i informon fare. Në Amerikë, prokurorët i zgjedh populli. Nuk po them të votohet nga populli, por kjo do të ishte një reformë. Prokurorët s’do ia jepni popullit asnjëherë, se e keni bërë një pakt për këtë, por nuk i dhatë asnjë person (që ta zgjedhë populli). Hajt t’ia japim Presidentin popullit.

T’ia kthejmë Presidentin popullit, ta zgjedhë ai. Ka të drejtë ta bëjë këtë. Çështja e kësaj reformë është si t’i japim apo jo kompetenca popullit shqiptar. Asnjë kompetencë s’po u jepet, por po u merren. I lihet popullit e drejta të zgjedhë partitë, dhe partive u lihet të zgjedhin për çdo gjë, madje të zgjedhin edhe vetë popullin. Se janë larguar mijëra shqiptarë për këtë situatë”, tha deputeti Blushi.

Ju sugjerojmë

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
Aktualitet

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 Qershor, 2025 9:09 pm
Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
Bota

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

18 Qershor, 2025 7:35 pm
Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
Politikë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

18 Qershor, 2025 7:21 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

18 Qershor, 2025 7:14 pm
Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
Bota

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

18 Qershor, 2025 7:04 pm
Para
Ronela Hajati: Ja kur do ta publikoj këngën e re

Ronela Hajati: Ja kur do ta publikoj këngën e re

Pasaportat diplomatike, ka kush i përfiton nga Kombëtarja

Pasaportat diplomatike, ka kush i përfiton nga Kombëtarja

Mbërritja e Kombëtares, ja rrugët që bllokohen nga ora 15.00-20.00

Mbërritja e Kombëtares, ja rrugët që bllokohen nga ora 15.00-20.00

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
18 Qershor, 2025

Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi ish-bashkëshorti me me të cilin...

Lexo më shumë

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
18 Qershor, 2025

Forcat izraelite kanë goditur më shumë se 1 100 objekte në Iran, që nga fillimi i sulmeve të premten, raportoi...

Lexo më shumë

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
18 Qershor, 2025

Ritmi i inflacionit në vend ka shënuar një ulje të lehtë gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga...

Lexo më shumë

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
18 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit midis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com