Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blushi: Ja PS-ja ime

2016/03/09 at 3:17 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Blushi-Ramës: Mimi Kodheli t’u lut që të mos e bëje deputet Arben Ndokën, por se dëgjove

Nga Ben Blushi


Nje pjese prej nesh vijme nga nje mbledhje e tensionuar e grupit parlamentar dhe duke patur ende shijen e hidhur te saj ne gjuhe, dua tju kerkoj te gjitheve te permbahemi dhe te degjojme njeri tjetrin.

Sa me takon sigurisht qe do ta bej.

Nuk kam asnje interes qe njerezit te ikin nga kjo Asamble duke mallkuar diten qe jane bere antare te saj.

Partia duhet te jete nje bashkim vullnetar dhe nuk ka ketu asnjeri qe ka ardhur i detyruar dhe prandaj ska pse iken i detyruar dhe pa vullnet.

Ajo qe po them pra, eshte te bejme nje ushtrim: te mesohemi te bejme debat dhe te kundeshtojme normalisht. Ne te gjitha kohet ka njerez qe nuk merren vesh. Menyra e grindjes ne popujt e prapambetur quhet sherr, ne ata qe jane pak me te civilizuar quhet konflikt, ndersa tek ata qe jane shume me te civilizuar quhet debat.

Une jam per debat.

Sot nuk kam ardhur te grindem me asnjeri por jam i gatshem te bej debat me cdo njeri.

Dua tju bej te gjitheve nje kerkese:a mund te mendojme per neser me shume se per dje?

Une shpresoj se kjo eshte e mundur.

Ne kete grup ka shume burra dhe gra me te cilet skam qene dhe ndoshta nuk bie dakort per shumecka,cka ka krijuar keqkuptim, por kjo nuk me pengon ti mirekuptoj edhe kur nuk i kuptoj.

Pa u zgjatur dua tju them se pse kam hyre ne kete debat brenda partise ne gjithe keta muaj.

Sepse duke lexuar sic duhet dhe sic di, normat e Statutit tone, kam kuptuar se kjo Asamble mori nje vendim per te kaluar gjithe partine ne zgjedhje, ne fund te ketij muaji.

E thashe, nuk dua sot te merrem me menyren se si erdhem deri ketu,se pse nuk pati mbledhje periodike te kesaj asambleje dhe te kryesise qe buron prej saj.Te gjitha keto jane te verteta, por po aq e vertete eshte se nuk kthehemi dot pas.

Ajo qe ka ndodhur ka ndodhur.

Por ajo qe ska ndodhur nuk ka pse te ndodhe.

Une nuk dua ti bej gjyq askujt dhe nuk pranoj qe dhe mua te me behet gjyq.

Anglezet kane nje shprehje.Lost In translation.Qe do te thote se shume keqkuptime lindin per shkak te perkthimit.Askush nga ne nuk ka nevoje per perkthim kur lexon Statutin. Ne kemi nje Statut qe eshte i perbashket dhe kemi disa lexime te tijat, cka jane te pervecme. Une nuk dua te paragjykohem se pse e lexoj Statutin si nje norme qe cakton zgjedhjet ne kete parti nje here ne kater vjet. Dhe nuk kam pse gjykohem kur them se jemi ne vitin e shtate pa zgjedhje.

Megjithate. Ajo qe dua te them para jush eshte se si pasoje e leximit dhe kuptimit te ketij Statuti ne duhet te kemi zgjedhje per te gjitha strukturat e partise, cka po ndodh, perfshi edhe kryetarin, cka me sa duket nuk ka per te ndodhur.

Nese do kishte apo do kete zgjedhje, natyrisht shumekujt ketu perfshi edhe mua do ti lindte e drejta te merrte pjese dhe kjo as duhet gjykuar dhe as duhet paragjykuar si nje Lost in Translation.

Pyetja qe kam une per te gjithe ju, eshte, pse nuk duhet te kete zgjedhje?

Pse te gjithe duhet te zgjidhen dhe vetem kryetari partise duhet te perbeje perjashtim nga ky parim?

Pse po zgjidhen delegatet, asambleja e re, kryesia, sekretaret dhe kryetaret e partive neper bashki me perjashtim te kryetarit te partise?

A i kemi fituar te gjithe zgjedhjet?A jemi te gjithe fitimtare ne zgjedhjet e vitit 2013?A kemi marre te gjithe bashke 1 milion vota apo keto i ka marre vetem nje njeri dhe gjithe ne te tjeret kemi qene mbrojtes se votave te nje njeriu?

Sikur tju pyesja vec e vec, jam i bindur se te gjithe do me jepnin te njejten pergjigje. Zgjedhjet i kemi fituar te gjithe bashke.

E megjithate nuk jemi te barabarte.Mendoj se eshte e qarte se po shkojme drejt nje partije me dy kate te drejtash.

Nje njeri ka me shume te drejta se gjithe te tjeret te marre bashke.

Po shkojme drejt nje absurdi sipas te cilit nuk duhet respektuar statuti ne fuqi por duhet respektuar statuti qe nuk ka hyre ende ne fuqi.

Kjo do mbahet mend gjithe jeten si nje barcolete e demokracise sin je shpikje qe nuk lind nga arsyeja por nga frika.

Por kush ka frike nga partia e vet?

Une per vete jo.

Dhe kjo qe po them nuk ka lidhje me mua.Nuk ka lidhje me ate qe dikush e quan ambicja ime.Kjo eshte ceshtje parimesh.Do kisha folur njelloj edhe sikur te kisha hyre sot per here te pare ne kete parti edhe sikur ta dija se kjo eshte dita ime e fundit ne kete parti, ku kam marre shume gezime dhe natyrisht edhe shume hidherime.

Per tjua thene shkurt une i mbetem bindjes se ne duhet te shkojme ne zgjedhje ne te gjitha nivelet.Kete nuk e bejme vetem ne,Kete nuk e kemi bere vetem ne ne te shkuaren,kete e bejne partite evropiane ne gjithe Evropen dhe pa dyshim kudo ku demokracia nuk perendon, por perkundrazi, eshte e vetmja Perendi e mbrojtur me ligj, sic njihet pergjithesisht Perendimi.

Kjo eshte arsyeja qe jam perfshire ne kete debat. Demokracia dhe respekti ndaj rregullave do me kishin lene te heshtur,te qete dhe madje miratues. Por kjo nuk po ndodh. Megjithate nuk eshte vetem kaq.

Per te gjithe ata qe mendojne se po e bej per ambicje dua sot ti jap nje pergjigje.

Nuk eshte ceshtje ambicje,nuk eshte ceshtje pushteti,nuk eshte ceshtje inati,nuk eshte ceshtje personale,nuk eshte ceshtje mes dy njerezve,nuk eshte ceshtje mes nje njeriu dhe shume njerezve, nuk eshte ceshtje mes nje njeriu dhe nje partie,nuk eshte ceshtje mes nje njeriu dhe nje qeverije.

Nuk eshte kaq pak.Eshte shume me shume se kaq. Eshte ceshtje mes nje njeriu dhe lirise se vet. Une po zgjedh lirine time duke u perpjekur te mos prek lirine e askujt.

Ne mund te kemi kuptime te ndryshme per lirine dhe nuancat e saj por mund te merremi vesh per kuptimin e saj themelor vetem ne nje menyre:liria cenohet, kur rregulli nuk zbatohet.

Une mendoj se ne rastin tone, rregullat jane shkelur duke cenuar lirine e gjithkujt prej jush dhe jo vetem timen.Nuk po them se nuk kemi te drejte te ndryshojme rregullat,por rregullat nuk mund te ndryshojne per te penguar zbatimin e rregullave qe jane shkelur dhe qe jane ne fuqi.

Ky eshte mendimi im per statutin qe keni propozuar sot.Ai eshte shume i mire sa ceshte shume e mire nje makine e re,me goma te fryra,me disqe te prarur, me sedilje te arta, me kondicioner dhe me altoparlante stereo. Por asaj i mungon dicka. I mungon timoni.Sikurse ketij Statuti i mungojne zgjedhjet.Zgjedhjet jane timoni i demokracise.Gabohet kush mendon se makinen e drejton nje njeri.Ne fakt e drejton harmonia permanente mes njeriut dhe makines.Asnjera nga te dyja nuk zhvendoset dot pa tjetren.

Ka disa ketu qe thone se kemi shume pune dhe nuk kemi kohe per zgjedhje.Nuk dua te jem cinik por duhet te them se koha per zgjedhje nuk mbaron kurre dhe e vetmja pune qe ne kemi eshte demokracia.Demokracia eshte e vetmja pune e partive dhe mireqenia eshte vetmja kerkese e popujve.

Ka edhe te tjere qe thone se ky debat po e demton partine.Edhe une jam dakort me ta. Besoj se shkelja e rregullave po na demton.

Dhe prandaj dua tju pyes:

Kush na demton me shume perdorimi i fjales apo perdorimi i armes?

Kusha na demton me shume legalizimi i primareve apo legalizimi i kanabisit?

Kush na demtom me shume anullimi i zgjedhjeve apo anullimi i koncesioneve?

Kush na demton me shume ulja e borxhit apo ulja e gjakrave?

Kush na demton me shume zbatimi I normave apo shpikja e normave?

Kush na demton me shume centralizimi apo modernizmi i partise?

Kush e demton me shume Shqiperine nje parti e hapur dhe moderne prone e shume njerezve apo nje parti e mbyllur dhe e perqendruar si prone e nje njeriu?

Megjithate per nje cast dua tju ftoj ne te ardhmen.

Ju ftoj te imagjinoni se cfare partie do ishim ne kushtet kur do respektonim zgjedhjet,kur do ishim te barabarte mes te barabarteve,kur do kishim mirekuptim dhe kolegjialitet per vendimet tona,kur per keto arsye do kishim qeverisur me mire,kur per keto shkaqe do kishim patur nje qasje me te majte cka eshte ne genet tona politike,kur do kishim mundur te frymezonim me shume shqiptare permes barazise, solidaritetit, transparences,ndjeshmerise dhe modestise?

Une mendoj se kjo parti ne te cilen ju ftoj ta beni pjese te imagjinates suaj do kishte mundesi ta tranformonte me shume dhe ne nje kohe me te shpejte vendin.

Une pra ju ftoj te imagjinoni. Kushdo qe mendon se kjo eshte e pamundur dua ti them se eshte krejtesisht e mundur. A nuk mendoni se shqiptaret e meritojne kete parti qe ju pershkrova?

Une besoj se jo vetem e meritojne por ata kane vuajtur duke mos e pasur.

Shqiptaret kane vuajtur shume nga partite dhe ne nuk mund te jemi pjese e kesaj tradite te mbrapshte.Kushdo qe me thote se partite kane vetem nje qellim,te fitojne zgjedhjet, e ka gabim. Ky nocion ka vdekur ne perendim dhe po perendon edhe ne lindje.

Partite nuk kane lindur te fitojne zgjedhjet por kane lindur per te bere mire,per ta cuar me larg lirine, progresin, mireqenien dhe demokracine. Zgjedhjet jane nje ure qe duhet kaluar nga cdo parti por ato nuk jane as rruga dhe as fundi I rruges.Ato jane vetem fillimi.Prandaj nuk mjafton te thuash se duke fituar zgjedhjet fituam cdo gje.

Une besoj se kjo eshte ajo qe shqiptaret presin nga ne,prandaj dhe sot kam bere disa propozime qe kane te bejne me zgjedhjet, me transparencen financiare,me perfshirjen e sindikatave ne parti,me listen e hapur dhe publike te antareve te partise, me nevojen per te pastruar antaresine dhe mandatet e perfaqesimit nga njerez me precedente penale si dhe me domosdoshmerine per te kufizuar keto mandate.

Nese keto pajtohen me Statutin e prezantuar sot ,do isha I kenaqur.

Kjo eshte ajo qe kam kerkuar dhe kerkoj : nje debat idesh brenda Partise Socialiste i cili deri tani ska qene i mundur por perkundrazi eshte kosideruar nje sakrilegj madje me keq se kaq nje sabotim.

Por kush duhet te ishte debati I munguar.Po jua them.

Si zbuten,taksat,si reduktohet borxhi ,si ka me shume investime,si shtohen vendet e punes,si rritet ekonomia,si dalim nga deflacioni,si zbusim polarizimin,si ndalojme emigracionin,si garantojme me shume barazi,si modernizojme shkollat,si nxisim prodhimin,si shfrytezojme me mire pasurite natyrore, si frenojme tkurrjen e popullsise, si rrisim jetegjatesine,si zvogelojme kostot e shendetit, si shtojme pagat dhe pensionet,si ulim varferine dhe mjerimin, si e shtojme mireqenien dhe si e mbyllim kete kapitull te tranzicionit torturues. Kjo eshte ceshtja.

Kjo eshte arsyeja pse ekziston Partia Socialiste.Ajo eshte nje mjet ne doren e shqiptareve por shqiptaret nuk jane mjet ne doren e saj,

Thene keto, do doja qe ne te kishim nje debat per cfare kemi bere keto tre vjet dhe cfare duhet te bejme edhe per nje vit.

A mund te flasim per Shqiperine e vitit 2020. Sigurisht.Kjo mund te ndodhe dhe do perpiqem te ndodhe vetem nese shkojme ne nje kongres per te ardhmen dhe jo per shkuaren!Nje kongres ku flasim per neser dhe jo per dje.Nje kongres ku nuk flasim per vete po per shqiptaret,Nje kongres ku nuk flasim per Partine Socialiste por per Shqiperine.

Une e kam marre vendimin tim:

Nese duhet te zgjedh mes Partise dhe Shqiperise, zgjedh pa dyshim te dyten!

Cdo dite. Deri ne fund



Ju sugjerojmë

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!
Politikë

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!

9 Maj, 2025 8:51 pm
LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!
Kryesore

LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!

9 Maj, 2025 8:42 pm
Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora
Politikë

Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora

9 Maj, 2025 8:32 pm
Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!
Politikë

Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!

9 Maj, 2025 8:23 pm
Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!
Politikë

Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!

9 Maj, 2025 8:10 pm
Takimi i PS, Manasterliu: Të rinjtë besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane
Kryesore

Takimi i PS, Manasterliu: Të rinjtë besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane

9 Maj, 2025 8:02 pm
Nis takimi i fundit i PD-së, Berisha krah LaCivitës
Kryesore

Nis takimi i fundit i PD-së, Berisha krah LaCivitës

9 Maj, 2025 7:51 pm
Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit
Kryesore

Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

9 Maj, 2025 7:41 pm
Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë
Aktualitet

Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë

9 Maj, 2025 7:27 pm
Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen

9 Maj, 2025 7:18 pm
Para
8 shenjat kur lidhjes i vjen fundi

8 shenjat kur lidhjes i vjen fundi

Ben Blushi: Për tre vite, premtimet që kemi bërë, nuk janë mbajtur 

Ben Blushi: Referendumi, marrëzi e Edi Ramës

Ja se çfarë ju bën më kreativ

Ja se çfarë ju bën më kreativ

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!
9 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Sociale në kryeqytet, Elisa Spiropali foli në mbylljen e fushatës së PS në Tiranë. Në fjalën...

Lexo më shumë

LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!

LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!
9 Maj, 2025

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita ka folur mbrëmjen e sotme para demokratëve...

Lexo më shumë

Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora

Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora
9 Maj, 2025

Në takimin përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë, drejtuesi politik i Disporës, Taulant Balla përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë...

Lexo më shumë

Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!

Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!
9 Maj, 2025

Anëtari i parlamentit britanik, Lord Stewart Jackson është prezent mbrëmjen e sotme në takimin përmbyllës të Partisë Demokratike. Në fjalën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com