Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bloomberg kualifikohet për debatin e demokratëve

2020/02/18 at 8:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bloomberg kualifikohet për debatin e demokratëve

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg është kualifikuar për debatin e ardhshëm presidencial të demokratëve, hera e parë që ai do të marrë pjesë në garat e tyre për t’u përballur me Presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit.


Një sondazh i ri i NPR / PBS NewsHour / Marist, i publikuar të martën, e nxjerr zotin Bloomberg të dytin me 19% mbështetje, pas senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders, i cili kryeson me 31%.

Paraqitja e mirë e Bloombergut e ndihmoi atë të arrinte mbështetjen mesatare prej 10% në të paktën katër sondazhe kombëtare, që është kusht i partisë demokrate për të marrë pjesë në debatin e së mërkurës në shtetin Nevada.

Megjithatë zoti Bloomberg i ka fokusuar përpjekjet në 14 shtetet që do të zhvillojnë zgjedhje paraprake më 3 mars.

Ish-nënpresidenti Joe Biden ishte i treti në sondazh me 15% mbështetje, i pasuar nga senatorja nga Masaçusetsi, Elizabeth Warren me 12%, ajo nga Minesota Amy Klobuchar me 9% dhe ish-kryebashkiaku i South Bendit, Pete Buttigieg me 8%.

Ndërsa Bloomberg është ngritur në sondazhe pas hyrjes në garë me vonesë, ai është bërë objekt i goditjeve të ashpra nga rivalët e tij demokratë, si dhe Presidenti Trump, i cili e talli atë javën e kaluar duke e quajtur një “masë të energjisë së vdekur”, dhe “Mini Mike (Majku i vogël)” për shtatin e tij të shkurtër.

Nga ana tjetër, Bloomberg e quajti Presidentin Trump “një klloun,” duke shtuar: “Në anët tona, ne e masim gjatësinë nga qafa e lart”.

Kundërshtarët demokratë e kanë akuzuar zotin Bloomberg, i cili thuhet se ka një pasuri prej 62 miliardë dollarë, se është përpjekur të blejë emërimin e partisë. Bloomberg raportohet se ka harxhuar gati 400 milionë dollarë nga paratë e tij për reklama fushate, dhe ka punësuar qindra punonjës fushate përpara votimit të 3 marsit, që njihet si Super e Marta, kur ai do të jetë në votim.

Bloomberg e bëri pasurinë kur ishte themelues i kompanisë së informacionit të biznesit që mban emrin e tij dhe gjithashtu faqen e internetit Bloomberg News.

Sanders, një demokrat i vetë-shpallur socialist, ka sulmuar gjithnjë e më shumë zotin Bloomberg, i cili ishte kryetar i bashkisë së Nju Jorkut nga viti 2002 deri në vitin 2013.

“Kryebashkiaku Bloomberg, me të gjitha paratë e tij, nuk do të krijojë llojin e entuziazmit dhe energjisë që na duhet dhe në pjesëmarrjen e votuesve që duhet të kemi për të mposhtur (Presidenit) Donald Trump”, tha Sanders në një tubim.

Sanders sulmoi politikën “raciste” të Bloombergut për arrestimet pas “ndalimeve dhe kontrolleve” të njerëzve në lagjet me krime të larta në lagjet e Nju Jorkut kur ishte kryetar bashkie, një politikë për të cilën Bloomberg ka kërkuar falje.

Një video regjistrim i vitit 2015 u publikua javën e kaluar, ku Bloomberg thoshte se mënyra më e mirë për të zvogëluar dhunën me armë tek të rinjtë e pakicave ishte t’i “hidhnin ata përpara një muri dhe t’i kontrollonin”.

Bloomberg e pranoi gjatë fundjavës, “Kohën e fundit kam marrë shumë kritika për poltikën “ndalo dhe kontrollo”, por unë e mbrojta atë shumë gjatë sepse nuk e kam kuptuar plotësisht dhimbjen që shkaktoi padashje tek familjet e të rinjve afrikano-amerikanë dhe ata të pakicave të tjera. Duhet të kisha vepruar më shpejt, dhe ta kisha ndaluar atë. Por nuk e bëra, dhe kërkova falje për këtë”.

Biden, në emisionin Meet Press të kanalit NBC të dielën, tha: “Gjashtëdhjetë miliardë dollarë mund t’ju blejnë shumë reklama, por nuk mund të fshijnë historinë e vendimeve tuaja.”

Në të njëjtin emision, Klobuchar tha: “Ai thjesht nuk mund të fshihet pas reklamave televizive. Unë nuk mund ta mposht atë në reklama, por mund ta mposhtë në debat, dhe mendoj se njerëzit e Amerikës e meritojnë këtë për të vendosur (se cilin kandidat do të votojnë).”

Bloomberg gjithashtu ka nxitur një kontroll më të hollësishëm të historisë së tij nga media kryesore amerikane. Gjatë fundjavës, gazeta The Washington Post publikoi një histori të gjatë për komentet seksiste të Bloombergut, që kishin në shënjestër gratë që punonin në kompaninë e tij të shërbimeve financiare.

Këshilltarja Presidentit Trump Kellyanne Conway i tha emisionit Fox News Sunday se, “Mënyra se si Michael Bloomberg trajtonte punonjësit, punonjëset, të cilat ishin nën udhëheqjen e tij, të cilat po mbështeteshin tek ai për jetesën e tyre, për përfitimet e tyre shëndetësore, për pensionet e tyre, ishte bazuar në një lloj kulture me vend pune të pasigurt, ku ndiheni sikur po ngacmoheni për shkak të gjinisë suaj. Kjo është problematike. Unë mendoj se do të dëgjoni më shumë për këtë”.

Fushata zotit Bloomberg mohoi disa nga citimet që i atribuohen në rrëfimin e gazetës, ndërsa kandidati ofroi një koment më të përgjithshëm për qëndrimin e tij ndaj grave profesionale në vendin e punës.

“Unë jam mbështetur tek udhëheqja e tyre, këshillat e tyre dhe kontributet e tyre,” shkroi ai në Twitter. “Siç e kam demonstruar gjatë gjithë karrierës time, unë gjithmonë do të jem kampion për gratë në vendin e punës”.

Sa për sulmet e papritura, fushata e zotit Bloomberg ishte e zhgënjyer.

“Nuk është për t’u habitur që ndërsa Mike vazhdon të rrisë mbështetjen në sondazhe, kandidatët e tjerë, përfshirë (Presidentin) Donald Trump, fillojnë të nervozohen”, tha ai./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
“Dako miku im”, Bardhi: Rama ka frika mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Gazment Bardhi: Dyshojmë se një kryebashkiak është i dënuar për vrasje

Negociatat/ Ish-kryeministri grek: BE të mbështesë Ballkanin Perëndimor

Negociatat/ Ish-kryeministri grek: BE të mbështesë Ballkanin Perëndimor

Dëshmia tronditëse e djalit: Bego dhe kolegu i tij bënin seks me…

Dëshmia tronditëse e djalit: Bego dhe kolegu i tij bënin seks me...
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}