Protesta e opozitës ka nisur rreth orës 17:00, ku qytetar të shumtë kanë bllokuar 5 akset e rëndësishme të vendit.
Fluksi më madh i automjeteve është pranë ish-sheshit “Shqiponja” e cila është planifikuar të jetë pika e përqendrimit të protestuesve.
Siç raportohet, aktualisht është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës.
Policia i ka orientuar makinat që të marrin rrugën dytësore për hyrjen në Tiranë për të shmangur radhët, që pranë mbikalimit të Kasharit.
Autostrada sipas policisë nga kthesa e Rinasit deri te kthesa e Kamzës është e pastër.
Trafik ka pak në rrugë dytësore Yrshek-Mëzez-Astir-Yzberisht, por po normalizohet. Nga Instituti deri te terminali ka pak bllokim, por po shpërdahen për në Paskuqan, për të hyrë në Tiranë nga Bulevardi i Ri.