Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë

2025/01/06 at 5:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi të hënën shqetësimet mbi thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut, duke e quajtur bashkëpunimin e tyre “të ndërsjellë”.

Sekretari Blinken tha se Koreja e Veriut “tashmë po merr pajisje ushtarake dhe stërvitje nga Rusia”.

“Kemi arsye për të besuar se Moska ka për qëllim të ndajë teknologji të avancuar hapësinore dhe satelitore me Phenianin dhe se (Presidenti rus) Putin është pranë vendimit që do t’i jepte fund politikës shumë dekadëshe të Rusisë dhe të pranojë programin e armëve bërthamore” të Koresë së Veriut, deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp, në vizitën e tij të fundit ndërkombëtare si sekretar shteti.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Koresë së Jugut, Koreja e Veriut ka dërguar mbi 10 mijë trupa dhe sisteme konvencionale armatimi në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë. Ekzistojnë shqetësime që Rusia mund t’i japë Koresë së Veriut teknologji të avancuar armatimi në këmbim.

Në prag të vizitës së Sekretarit Blinken në Korenë Jugore, Koreja e Veriut hodhi një raketë balistike, e cila përshkoi një trajektore prej 1,100 kilometrash para se të binte në detin ndërmjet Gadishullit korean dhe Japonisë, sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, të cilët thanë se Koreja e Veriut po zgjeron testimin e armëve të saj vetëm disa javë para se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ta fillojë zyrtarisht mandatin.

Sekretari Blinken e dënoi veprimin e Koresë së Veriut dhe tha se ai “përbën edhe një shkelje të rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Vizita e tij vjen po ashtu në një periudhë të trazirave politike në Korenë e Jugut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon Suk Yeol dhe shkarkimit të tij nga parlamenti në muajin dhjetor. Sipas ekspertëve, kjo situatë e ka vënë Korenë e Jugut në një pozitë të pafavorshme në prag të kthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tyre, trazirat politike ekspozuan brishtësinë e sistemit demokratik të Koresë së Jugut në një shoqëri të përçarë.

“Ne kishim shqetësime serioze për disa nga veprimet që ndërmori Presidenti Yoon dhe këto ia kemi bërë të ditura qeverisë”, deklaroi Sekretari Blinken. “Njëkohësisht, ne kemi besim të madh në qëndrueshmërinë e demokracisë së Koresë së Jugut, në fuqinë e institucioneve të saj dhe në përpjekjet që po i bën për zgjidhur në mënyrë paqësore për dallimet përmes atyre institucioneve, në përputhje me kushtetutën dhe sundimin e ligjit”.

Paralajmërimi i Koresë së Veriut para kthimit të Trumpit

Në konferencën e fundvitit, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u zotua të zbatojë politikën “më të rreptë” anti-amerikane dhe kritikoi përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Seulin dhe Tokion, të cilën ai e përshkroi si “blloku ushtarak bërthamor i agresionit”.

Mediat koreano-veriore nuk kanë dhënë hollësi mbi planet e zotit Kim dhe nuk bënë ndonjë koment specifik për zotin Trump. Gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump e takoi zotin Kim tre herë për bisedime rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Por një rikthim i shpejt i diplomacisë me Korenë e Veriut ka pak gjasa që të ndodhë me kthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pozita e forcuar e zotit Kim – për shkak të arsenalit të zgjeruar bërthamor, thellimit të aleancës me Rusinë dhe zbehjes së zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara – paraqesin sfida të reja në zgjidhjen e ngërçit bërthamor, sipas ekspertëve.

Mbetet e paqartë nëse zoti Trump do të jetë i angazhuar si Presidenti Biden për të forcuar aleancat e Shteteve të Bashkuara në Azi.

Gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump është ankuar rreth kostos së mbajtjes së 28,000 trupave amerikane në Korenë e Jugut për të zmbrapsur kërcënimet e Koresë së Veriut dhe vazhdimisht ka kërkuar që Koreja e Jugut të rrisë kontributet në fushën e mbrojtjes. Në Seul ka shqetësime se qasja e zotit Trump “Amerika e para” mund të dëmtojë interesat e Koresë së Jugut në tregti përmes rritjes së tarifave dhe masave të tjera./VOA

Ju sugjerojmë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA
Bota

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

16 Qershor, 2025 9:00 pm
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Rajoni

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

16 Qershor, 2025 8:48 pm
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Para
Vijojnë bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Gazës, Hamasi miraton listën me 34 pengje izraelite për shkëmbim

Vijojnë bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Gazës, Hamasi miraton listën me 34 pengje izraelite për shkëmbim

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote

Mjeku Alimehmeti për virusin HMPV: Ngjan me gripin dhe ndodhet kudo…

Mjeku Alimehmeti për virusin HMPV: Ngjan me gripin dhe ndodhet kudo…

TE FUNDIT

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
16 Qershor, 2025

Analisti Redi Shehu shprehet se në luftën më të re që ka shpërthyer prej katër ditësh, Izraeli është rreziku më i madh,...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
16 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes  Izraelit...

Lexo më shumë

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com