Një ditë pas vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar përsëri lidhur me takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e drejtësisë.
nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Blinken shkruan se reforma në drejtësi është thelbësore për vendin dhe integrimin e tij në BE.
Më tej, Blinken shkruan se përfaqësuesit e drejtësisë i ka përgëzuar për punën e tyre kundër korrupsionit.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkroi sekretari Blinken në X.