Gazment Bardhi u pyet në lidhje me vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili nuk takoi dje as një përfaqësues të opozitës.
Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Bardhi tha se kjo nuk ishte parashikuar në axhendën e tij, për shkak të mesazheve që përcolli.
Ai ka theksuar se e rëndësishme është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA-në dhe partnerët strategjike.
”Siç besoj nuk është çështje kohe por mesazhesh që ka dhënë Sekretari Amerikan i Shteti, në varësi të tematikave të diskutimit është ndërtuar edhe axhenda. E rëndësishme është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA-në dhe partnerët strategjike”, tha Bardhi.