Rajoni

Blinken letër Kurtit: Marrëveshja me Serbinë, thelbësore për Kosovën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:59 - 08/04/21 |
Opi Nion

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhje dhe formimin e qeverisë.

Blinken shprehet se sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në letrën e urimit, Blinken ka shkruar se Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar që Kosova sovrane, e pavarur dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

“Sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës”, thuhet në letrën e Sekretarit Blinken, për të cilën ka njoftuar zyra e kryeministrit Kurti.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt të këtij viti. Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 22 mars dhe në po të njëjtën ditë u votua qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas