Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken: Kina mund t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë

2023/02/19 at 4:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken: Kina mund t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Kina po e shqyrtonte sigurimin e armëve për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke paralajmëruar Pekinin se çdo furnizim do të “shkaktonte një problem serioz”.

“Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin se ata po konsiderojnë të ofrojnë mbështetje vdekjeprurëse”, tha Blinken për Face The Nation të CBS.

I pyetur se çfarë mbështetjeje vdekjeprurëse po fliste, ai tha “gjithçka nga municionet deri te vetë armët”.

Kina ka mohuar raportimet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.

Presidenti kinez, Xi Jinping, është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë – por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.

Më 18 janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar një letër liderit kinez duke e ftuar atë për bisedime.

Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi Putinin.

Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022.

Që nga ky moment, marrëdhëniet ruso-kineze kanë ndryshuar, kryesisht për shkak të ideologjive të ngjashme për të rishkruar rendin botëror, por edhe për shkak të kundërshtimeve që kanë ndaj Shteteve të Bashkuara në skenën globale.

Në vitin 2023, pyetja qendrore mbetet ajo se si Kina do të rrisë lidhjet me Rusinë, marrë parasysh luftën e kësaj të fundit në Ukrainë.

Ndonëse ekspertët besojnë se është e qartë që Pekini nuk ka synime që të heqë dorë nga Moska si partnere, megjithatë mund të planifikohen kufizime se deri në çfarë mase Kina do të mund të ndihmojë Rusinë./ REL

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

30 Janar, 2026 11:56 am
Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
Aktualitet

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

30 Janar, 2026 10:19 am
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Para
Veliaj: Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve “Bus Rapid Transit”

Veliaj: Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve “Bus Rapid Transit”

Udhëheqësi i Çeçenisë do të krijojë një kompani private ushtarake si Wagner

Udhëheqësi i Çeçenisë do të krijojë një kompani private ushtarake si Wagner

Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë përfshirjen në paratë e vjedhura

Alda Klosi pyetet në burg: Dobi më vodhi 120 mijë euro, paratë e tjera nuk më përkasin mua

TE FUNDIT

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

Auto-Skicë
30 Janar, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka riafirmuar synimin e tij që vendi të jetë teknikisht gati për anëtarësim në Bashkimin...

Lexo më shumë

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
30 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një fermer gjatë takimit me përfaqësues të bujqësisë për Skemën Kombëtare...

Lexo më shumë

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
30 Janar, 2026

Gjatë konferencës vjetore, raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder foli për situatën politike në vend, integrimin europian dhe luftës...

Lexo më shumë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
30 Janar, 2026

Nga Aurenc Bebja Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Ellenzék” ka botuar, me 3 korrik 1938, në faqen n°8, rrëfimin e udhëtimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com