Forma fizike drastike me të cilën Gonzalo Higuain debutoi në fushë me fanellën e Juventusit, në ndeshjen miqësore ndaj West Ham vazhdon të ngjallë reagime, komente, kritika dhe ironi. Deklarata më e fundit, me natyrë tallëse e ironizuese në adresë të sulmuesit argjentinas vjen nga Robert Prosinecki, ish-futbollisti korat, mes të shumtëve, të Yllit të Kuq të Beogradit, Real Madrid dhe Barcelonës, aktualisht trajner i Azerbaixhanit.
Ja përgjigja e pamëshirshme e ish-futbollistit të ekipeve më të mëdha të Europës, kur u pyet në lidhje me debutimin e sulmuesit argjentinas te Juventusi: “Kam mbetur i çuditur kur e pashë. Duket sikur është edhe më i shëndoshë se unë. Juventusi e pagoi 90 milionë euro, tani sheh se ka marrë në Torino një derrkuc. Mund ta imagjinoj çudinë e Allegrit teksa e ka parë në atë gjëndje, por jam i bindur se do të rikthehet në formë”.