Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bild: Si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri

2019/06/05 at 11:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bild: Si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri

E përditshmja gjermane “Bild” vjen sot me një shkrim ekskluziv që e shoqëron me 5 regjistrime audio, që tregon sipas saj sesi blihet vota në Shqipëri. Pikërisht nën titullin “Si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri”, Bild sjell regjistrimet e bisedave të kryera nga hetues shqiptarë, që tregojnë se cilat klane të mafies kanë blerë bota për partinë e kryeministrit Edi Rama.


DOSJA E PLOTË/ Bild publikon bisedat e reja mes Avdylit dhe Dakos

Në një nga këto biseda dëgjohet, sipas “Bild”-it, mafiozi Astrit Avdylaj, që sipas hetuesve kryeson një bandë që merret me trafik ndërkombëtar droge, teksa flet me drejtorin e Ujësjellësit në Durrës, Ivo Doci.

Në regjistrimin e dytë, Astrit Avdylaj bisedon me kryetarin e Bashkisë së Shijakut, të cilin e thërret në një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në regjistrimin e tretë është sërish Avdylaj që bisedon me Arjan Ndraxhin, vëllain e deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi, para se ky i fundit të zgjidhet në Parlament.

Ndërsa në një tjetër regjistrim, Avdylaj bisedon me kryetarin e Partisë Socialiste të Shijakut, Elton Arbana, me të cilin flet me tone të ashpra. Po ashtu, “Bild” sjell edhe telefonatën mes Avdylajt dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Shqipëria do, Brukseli nuk trazohet shumë dhe Gjermania shpreh mbështetje për negociatat e anëtarësimit, duke folur për progres në demokratizimin e tij. Por në fakt, shkruan “Bild”, vendi po zhytet në kaos. Është në një udhëkryq mes demokracisë dhe republikës së mafies”.

SHKRIMI I PLOTË

A duhet lejuar që ky vend të anëtarësohet në Bashkimin Europian? Shqipëria aspiron, Brukseli nuk trazohet shumë dhe Gjermania shpreh mbështetje për negociatat e anëtarësimit, duke folur për progres në demokratizimin e tij. Por në fakt, vendi po zhytet në kaos. Është në një udhëkryq mes demokracisë dhe republikës së mafies.

Protesta masive prej disa javësh, zyrtarët dhe prokurorët që ikin nga vendi, një udhëheqje e korruptuar policore, asnjë gjykatë kushtetuese, një Gjykatë e Lartë e pamjaftueshme – Shqipëria është në një krizë të madhe, pavarësisht përparimeve në fushën e turizmit.

Një nga arsyet që e shtyn popullin të dali në rrugë është akuza e bërë ndaj qeverisë së Kryeministrit Edi Rama se ka blerë në mënyrë masive vota – me ndihmën e parave të mafias dhe drogës bën vend.

Që nga marrja e detyrës së qeverisë Rama, kultivimi i marihuanës është përhapur në të gjithë vendin, përveç kontrabandës së drogës, ajo është bërë industria më e rëndësishme në vend! Dhe paratë e drogës po qeverisin vendin …

Kur Bild raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u revoltua.

‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave.

Por tani që Bild ka publikuar bisedat telefonike duke treguar se si përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës.

Baroni i drogës në fjalë: Mafiozi Astrit Avdylaj- sipas hetuesve kreu i një bande me të paktën 44 persona, që organizon tregtinë ndërkombëtare të drogës (kokainë dhe heroinë) në rajon rreth qytetit port të Durrësit. Ai dhe vëllezërit e drejtojnë bandën nga qyteti i vogël i Shijakut.

Për të ia ka vlejtur përpjekja: disa muaj pas zgjedhjeve ai u arrestua gjatë hetimeve ndërkombëtare së bashku me anëtarët e tjerë të klanit dhe dy vëllezër. Ai vetë është përsëri në liri- thuhet se kishte depresion dhe se qëndrimi në burg për të ishte i pamundur.

Përgjimet tregojnë se si mafia kujdeset që një politikan i caktuar të bëhet kandidat i Partisë Socialiste. Më pas ata sigurohen që ky politikan i partisë qeverisës të Ramës të zgjidhet. Në hetime përfshihet: Kryebashkiaku socialist i Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri.

Në përgjime mund të dëgjosh se si bosi i i mafias bie dakord me politikanët lokalë, me kryebashkiakun e vendlindjes së tij dhe qytetit të madh të Durrësit, që të caktojnë një kandidat për Partinë Socialiste dhe të blejnë dhe organizojnë vota për të. Në një përgjim, shefi i ujësjellësit merr një telefonatë nga mafia e drogës, që të sigurojë që stafi i tij të votojë për Partinë Socialiste të Edi Ramës dhe kandidatët e tyre.

Durrësi dhe qyteti tjetër port i Vlorës janë vendimtarë për mafian: Sipas hetuesve, përmes këtyre porteve në Shqipëri vijnë kokaina dhe heroina. Nga atje, droga- duke përfshirë edhe kanabisin e rritur në të gjithë Shqipërinë- kontrabandohet në Itali dhe në Europën Veriore dhe Qëndrore. Fitimet: gjigande.

Regjistrimet janë pjesë e një hetimi të policisë shqiptare, të ashtuquajtur “Dosja 339/1”. Dokumentet e plota u morën nga hetuesit shqiptarë para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017. Që atëherë ato janë kryesisht të mbyllura, por pjesë të saj nuk mund të fshihen më as për dosjet!

Sipas hetuesve, procesverbalet janë vetëm një ekstrakt nga një tërësi e plotë e regjistrimeve të siguruara gjatë muajve të 2017-ës.

Rasti specifik është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre, vazhdojnë deri më sot. Hetuesit që punojnë në rastet kanë heshtur ose kanë ikur jashtë vendit.

E gjithë kjo nuk është e pazakontë në shumë shtete të Ballkanit dhe në mesin e paraardhësve të Ramës në Shqipëri – por sistemi u përsos si një program mbarëkombëtar nën qeverinë Rama. Dy ministra të brendshëm kanë dhënë dorëheqjen. Të dy ishin të dyshuar se ishin pjesë e bandave të drogës. Aktualisht nën aktakuzë është ish-ministri i Brendshëm Samir Tahiri.

Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje më të ngushta me mafian dhe drogën: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare akuzojnë atë se ka blerë votat me paratë e drogës.

Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë: Rama i telefonoi më 11 shtator 2016 drejtuesit të një komisioni rajonal zgjedhor, duke e pyetur nëse gjithçka shkoi në zgjedhje ashtu ‘siç ishte diskutuar’. Përgjigja e kreut të komisionit: “Po, shef, siç është diskutuar”.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një profesor i drejtësisë, i tha Bild: “organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje masive të votave.”

Ish-ministri sheh një bashkëpunim mes Ramës dhe mafies: “Qeveria mbron Mafia dhe lejon biznesin e saj të drogës. Në kthim, bandat dhe klanet janë duke blerë votat për qeverinë.

Rama e mohon gjithë këtë. Ai e sheh veten si një viktimë e një komploti. Vetëm me regjistrimet që kanë hetuesit e tij, ai nuk mund ti pastrojë nga kjo botë / Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Apeli lë në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Balliun

Apeli lë në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Balliun

Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos

Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos

Përgjimet/LSI: Populli ka të drejtë legjitime të rimarrë pushtetin

Përgjimet/LSI: Populli ka të drejtë legjitime të rimarrë pushtetin
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}