Gjermani ka regjistruar 299 viktima nga koronavirusi për 24 orët e fundit, duke e çuar në 3,868 numrin total të personave që kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19.
Kjo shifër ka pësuar një rënie të lehtë, krahasuar me 315 që ishte ditën e enjte, e cila ishte edhe dita më e errët në Gjermani.
Autoritetet e Shëndetësisë në Gjermani kanë konfirmuar se numri i rasteve të reja pësoi rritje në Gjermani, duke shënuar numrin më të lartë në 6 ditët e fundit, me 3380 raste të reja.
Në total, deri tani në Gjermani janë konfirmuar 133,830 të prekur./Opinion.al