Një person ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Theth, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, viktima ishte duke shkarkuar tulla nga makina.
Ndërkohë, në policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./ Opinion.al E.Xh.