Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden po finalizon planet për ashpërsimin e masave në kufi

2024/05/31 at 9:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden po finalizon planet për ashpërsimin e masave në kufi

Shtëpia e Bardhë po finalizon planet lidhur me forcimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, çka do të ndalonte shqyrtimin e kërkesave për azil dhe do të refuzonte automatikisht hyrjen e migrantëve pas arritjes së një kuote ditore. Presidenti Biden pritet që të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv brenda së martës, sipas katër individëve që kanë njohuri për këtë çështje.

Presidenti amerikan ka shqyrtuar mundësinë e veprimeve ekzekutive shtesë që nga dështimi i një projektligji dypartiak për kufirin në fillim të këtij viti. Numri i kalimeve të paligjshme në kufirin SHBA-Meksikë ka vazhduar të bjerë për muaj të tërë, pjesërisht për shkak të shtimit të përpjekjeve nga ana e Meksikës.

Imigracioni mbetet një shqetësim kryesor përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Republikanët e kanë kritikuar ashpër Presidentitn Biden lidhur me situatën në kufi.

Përpjekja e administratës demokrate synon që të shmangë çdo rritje të mundshme të prurjeve të migrantëve që mund të ndodhë më vonë gjatë vitit, kur ulja e temperaturave të larta pritet të shtojë numrin e kalimeve të paligjshme, thanë dy nga individët. Kjo përpjekje do të mundësonte që zoti Biden të thotë se ka bërë gjithçka të mundur për të kontrolluar prurjet në kufi pa ndihmën e Kongresit. Administrata demokrate ka ndërmarrë hapa modeste javët e fundit për të dekurajuar migrimin dhe përshpejtuar procesin e azilit.

Kufizimet që po shqyrtohen janë një përpjekje agresive për të lehtësuar sistemin e mbingarkuar për dhënien e azilit. Po ashtu po punohet për të përshpejtuar trajtimin e rasteve të emigrantëve që ndodhen brenda vendit si dhe rastet e dëbimit të atyre që kanë të kaluar kriminale ose që nuk i plotësojnë kushtet për azil.

Sipas planeve që po diskutohen, bënë të ditur burimet, kuota ditore pritet të jetë rreth 4000 emigrantë në ditë gjatë një jave, ndërsa po shqyrtohet nëse në këtë shifër do të përfshihen azilkërkuesit që kanë aplikuar nga jashtë vendit. Aktualisht zhvillohen rreth 1400 takime të tilla në ditë.

Kushdo mund të kërkojë azil në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nëse arrin ilegalisht në kufi. Zyrtarët amerikanë po i shtyjnë gjithnjë e më shumë emigrantët që të caktojnë takime, të përdorin një rrugë ligjore që shmang udhëtimin e kushtueshëm dhe të rrezikshëm, ose të qëndrojnë aty ku janë dhe të aplikojnë përmes zyrave të posaçme në Kolumbi, Guatemalë dhe Kosta Rika./VOA

Ju sugjerojmë

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

4 Korrik, 2025 9:41 am
EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
Sport

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

4 Korrik, 2025 9:26 am
13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
Sport

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

4 Korrik, 2025 9:19 am
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
Bota

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

4 Korrik, 2025 9:08 am
U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

4 Korrik, 2025 8:55 am
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Bota

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025 8:39 am
Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

4 Korrik, 2025 8:34 am
Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
Bota

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

4 Korrik, 2025 8:29 am
Para
Euro 2024/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Austri

Euro 2024/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Austri

E punësoi për t’i pastruar shtëpinë, por shqiptari tenton ta përdhunojë/Rrëfehet  53-vjeçarja greke: Më grisi rrobat…

Shqiptarja u gjet e p*rdhunuar dhe e prangosur në Greqi, autoritetet lirojnë 27-vjeçarin palestinez: S’ka prova që është ai autori

Jose Mourinho firmos te Fenerbahce, buxhet rekord për merkaton e verës

Jose Mourinho firmos te Fenerbahce, buxhet rekord për merkaton e verës

TE FUNDIT

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
4 Korrik, 2025

Me ardhjen e sezonit turistik, bregdeti shqiptar mirëpret mijëra vizitorë të huaj dhe vendas që zgjedhin Rivierën për bukuritë natyrore...

Lexo më shumë

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të. Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në...

Lexo më shumë

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
4 Korrik, 2025

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste për popullin amerikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj...

Lexo më shumë

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
4 Korrik, 2025

Në Kampionatin Europian të futbollit për femra, që zhvillohet në Zvicër organizatorët kanë një fokus të veçantë për të drejtat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com