Bota

“Biden do t’i pëlqente të vizitonte Ukrainën por…”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:52 - 02/05/22 |
Opi Nion

Duket se nuk ka ende plane konkrete që presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën, pavarësisht një vizite të papritur gjatë fundjavës nga kryeparlamentarja Nancy Pelosi.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që ka vizituar Ukrainën që nga fillimi i luftës.

I pyetur nëse presidenti mund të jetë i radhës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se “do të pëlqente të vizitonte Ukrainën”, por “nuk ka plane”.

Udhëheqësit e disa vendeve – përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson – kanë bërë udhëtime në Kiev gjatë konfliktit.

Por vizitat nuk janë pa rreziqe. Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në kryeqytet pasi u godit nga një sulm raketor rus, shkruan BBC./Opinion.al

Pas