Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beyer: BE të emërojë një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

2019/09/04 at 8:23 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Beyer: BE të emërojë një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer që është nga radhët e partisë së kancelares Angela Merkel, tha të martën se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane, ndërsa ritheksoi qëndrimin gjerman kundër ideve për ndryshim kufijsh në Ballkan.Ai i bëri këto komente në Prishtinë, një ditë pasi që qëndroi në Beograd ku u takua me udhëheqësit politik të Serbisë. Në Kosovë, zoti Beyer u takua me kryeministrin në largim Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.


Zoti Beyer tha se është i vetëdijshëm që Kosova do të ketë sfida të shumta pas zgjedhjeve parlamentare posaçërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformimin e sistemit të arsimit. Ai tha se këto dhe vazhdimi i bisedimeve janë thelbësore për integrimet evropiane.

“Së pari të presim rezultatet e zgjedhjeve, por pavarësisht këtyre qëndrimi i përgjithshëm është se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe është interes i Evropës por edhe Berlinit. Për atë arsye është shumë i rëndësishëm vazhdimi i biseidmeve me Serbinë dhe këtë porosi e shpalosa edhe gjatë qëndrimit tim në Serbi në takim me presidentin Aleksandër Vuçiç”, tha ai.

Zoti Beyer komentoi edhe emërimin e zptit Matthew Palmer si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

“Zoti Palmer e njeh rajonin dhe tani është me të vërtetë një lajm i ri që ai u emërua si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin, mirëpo nuk e di se çfarë të mire do të sjell ky emërim. Por pavarësisht prej kësaj, jam i mendimit që Bashkimi Evropian duhet ta emëroj një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, i cili me një ekip të veçantë do të kontribuonte në aspektin konstruktiv dhe të sinqertë për të vazhduar procesin e bisedimeve“, tha ai duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara janë lojtarë të rëndësishëm për Ballkanin dhe aleat i ngushtë i Gjermanisë, ndërsa shprehu besimin për një ndihmesë pozitive të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe Kosovë.

Ai ritheksoi qëndrimin gjerman se Kosova duhet të jetë ashtu siç është, “pa ndryshime territoriale dhe pa ndryshime të kufijve”.Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./VOA/

Etiketa: bekosovePeter Beyerserbi


Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Foto/ Aktorja hollivudiane ndryshon tërësisht pamje për rolin e ri

Foto/ Aktorja hollivudiane ndryshon tërësisht pamje për rolin e ri

Kritikoi Erdoganin, partia do të përjashtojë ish-kryeministrin Davutoglu

Kritikoi Erdoganin, partia do të përjashtojë ish-kryeministrin Davutoglu

Uragani Dorian lë pasoja tragjike në Bahamas, rritet numri i viktimave

Uragani Dorian lë pasoja tragjike në Bahamas, rritet numri i viktimave
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}