Bota

“Betohem për Allahun nuk keni parë asgjë”, vrasësi i përgjigjet policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 02/11/20 |
el ida

“Betohem për Allahun se ju nuk keni parë asgjë prej nesh”. Me këto fjalë një prej autorëve të ngjarjes së rëndë me të paktën 7 viktima në Vjenë i është përgjigjur një publikimi të policisë në rrjetin social Tuiter.

Rreth orës 22:00, në distriktin e parë të Vjenës ka ndodhur një sulm me armë, nga ku raportohen të paktën 7 viktima, mes të cilëve edhe një polic.

Njëri prej autorëve të sulmit ka mbetur i vrarë, ndërkohë që tjetri është larguar.

Policia është në kërkim të autorit tjetër, qe duket se ka qenë dhe personi që i është përgjigjur policisë ne tuiter.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar për një sulm terrorist apo nëse ky sulm lidhet me sinagogën aty pranë./Opinion.al

Pas