Tashmë jemi mësuar që astrologia Meri Shehu bën parashikime edhe për ngjarjet e rëndësishme duke u bazuar te shenjat dhe fenomenet astrologjike. Jemi në javën e fundit të fushatës elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit janë fare pranë.
Në programin “Rudina” në Tv Klan, astrologia bën një parashikim të shpejtë për rezultatin e dy kandidatëve kryesorë. Kreu i qeverisë, Edi Rama i përket shenjës së Gaforres ndërsa kryeopozitari Sali Berisha ndodhet nën shenjën e Peshores, por kë favorizojnë më shumë yjet?
Meri Shehu: Kemi Ramën Gaforre dhe do të dalin shumë afër njëri-tjetrit, që të dy i prek Saturni, njërin e prek lart, tjetrin e prek poshtë, por besoj që Gaforren që e prek lart, pavarësisht se është shumë vështirë, është më mirë të të prekë lart sesa poshtë. Besoj që Gaforrja mund të ketë akoma më shumë fat./tvklan.al