Aktualitet

“Besuam deri në fund se Anisa do të rikthehej”, flet Blerta Josifi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 16/11/20 |
Opi Nion

Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e tragjedisë së ndodhur katër muaj më parë në kombinat, ku humbi jetën nëna dhe motra e saj, ka rrëfyer detaje nga ngjarja që shokoi opinionin publik.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Blerta ka thënë se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.

Ajo pohoi se në këtë sakrificë nuk i kishte tërhequr e ëma, ndërsa fillimisht ishte izoluar vetë Blerta e para, ndërsa më pas Anisa.

“Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mamaja, unë dhe Anisa e bënim në mënyrë autodidakte, në fillim menduam ta bënim vetëm për pak kohë. Ne lexonim shumë. Unë u izolova e para, por jo aq drastike sa Anisa, Anisa e nisi shumë drastikisht. Gjërat ndodhën dhe s’di ta shpjegoj , kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj”, tha Blerta.

Po ashtu, Blerta tha se kanë besuar deri në moment të fundit se ajo do të rikthehej sërish tek ata. Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.

Ngjarja shokuese u zbulua më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit.  Anisa dhe Zhaneta Josifi, nënë e bijë u gjetën të pajeta ndërsa Blerta Josifi, vajza tjetër arriti të mbijetonte.

Viktimat kishin vendosur të vetëflijoheshin duke mos u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë. Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë po nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia./ Opinion.al

Pas