Aktualitet

“Besimi në gjyqësor”, Soreca: Institucionet e drejtësisë të punojnë bashkë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 14/07/21 |
Opi Nion

 

Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri shprehet se të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë për efikasitet, integritet dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.

Në një bashkëbisedim online me  përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë, Soreca shtoi se BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor.

“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri”, shprehet Soreca. / Opinion.al

Pas